Milaimi: Olta më kërcënoi, më tha se do më ndalte në Morinë

Milaim Zeka ka hapur “kutinë e Pandorës” në një rrëfim pa doreza për Prive By Liberta Spahiu.

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka qenë protagonisti i radhës në rubrikën e Prive By Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, ku nuk ka kursyer asgjë nga prapaskenat e sezonit të kaluar. Por, deklarata që ka shokuar më së shumti lidhet me raportin e tij të tensionuar me kolegen e atëhershme, Olta Gixharin.

Ndërsa Olta është rikonfirmuar si opinioniste edhe për BBVK 4, Milaimi këtë vit e shikon spektaklin nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar të lëshojë një “bombë” ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu mbi atë që, sipas tij, ka ndodhur kur kamerat fikeshin.

Zeka ka zbuluar se aktorja ka tentuar të përdorë influencën e saj kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Ajo donte të ma ndalonte Shqipërinë,” – është shprehur Milaimi, duke lënë të kuptohet se përplasjet e tyre kishin kaluar çdo kufi profesional.
Për më tepër, gazetari ka ngritur një paralele të fortë gjinore.

“Po të ishte mashkull do bëhej skandali më i madh në historinë e Big-ut” – shtoi ai.
Kujtojmë se dyshja kishte shpesh fërkime gjatë spektaklit të kaluar, ku nuk mungonin thumbat reciprokë live. Por siç duket, “lufta e ftohtë” paska qenë shumë më e ashpër në prapaskenë sesa ajo që kemi parë në ekran.

A do të reagojë Olta pas këtyre akuzave të rënda? Mbetet për t’u parë!

Ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme të Prive By Liberta Spahiu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albin Kurti, bashkë me liderët e VLEN-it, në Shkup dhe më pas në Manastir për Ditën e Alfabetit

Dreka e sotme me Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurtin, kryeparlamentarin Afrim Gashi, bashkë me lidershipin e VLEN-it, u mbajt me ftesë të Qeverisë...

Video virale trondit rrjetet sociale: Dyshime për konsum droge në shtëpinë e BBV Kosova pas lëvizjeve të dy banorëve

Një video e shkëputur nga nata e parë Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjete sociale dhe ka shkaktuar një valë...

Rrëfimi i Elijonës së Big Brother: Si humbi nënën dhe motrën në aksident trafiku rrugës për në Kosovë

Eljona Binajak ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Aktualisht punon si blogere dhe është 18-vjeçare. Jeton me babain, motrën dhe vëllain, ndërsa nëna...

Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA si azilant: “Um myti lemza”

Një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte shkaktuar skandal pasi nuk është kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të...

Ziadin Sela uron Ditën e Alfabetit: Të qenurit shqiptar është mënyrë jetese që trashëgohet brez pas brezi

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Ditën e Alfabetit me një mesazh të ndjerë kushtuar gjuhës dhe identitetit shqiptar. Sela thekson se të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu