Micotakis: Mickoski para meje në Bruksel përdorte emrin Maqedonia e Veriut

“Përpara meje në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane, Hristijan Mickoski ka përdorur emrin e parashikuar nga Marrëveshja e Prespës, pra Maqedonia e Veriut, e cila ka detyrimin të përdorë erga omnes. Zbatimi besnik i marrëveshjes është e vetmja rrugë për t’i hapur rrugën evropiane vendit fqinj”, theksoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në deklaratat që bëri pas punimeve të Samitit të PPE në Bruksel.

Reagimi i Micotakis vjen pasi që mediat greke raportuan dhe komentuan deklaratën sfiduese dhe provokuese që kryeministrit Mickoski bëri të mërkurën para fillimit të Samitit BE-Ballkan në Bruksel, ku ai në një paraqitje kishte përdorur emrin Maqedoni pa të Veriut.

“Sot jemi në Bruksel për të dërguar mesazhin se qytetarët e Maqedonisë dhe Maqedonia si shtet e merituan vendin e tyre me 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe se vendi ynë është pikërisht këtu në të njëjtën tryezë së bashku me ta…”, kishte theksuar Mickoski në një paraqitje të tij në rrjetet sociale. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra në qarqet politike dhe mediat greke.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu