Mickoski zbut tonet, thotë se do të negocjojë edhe me BDI-në

“Bisedimet për koalicion do të zhvillohen në dy drejtime, ne duam të bisedojmë me të gjithë ata që janë pjesë e opozitës për politikat dhe vizionin që duhet të realizohet dhe do t’i japim një shans të gjithëve që ishin në opozitë”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mickoski ka treguar se nga struktura aktuale e BDI-së nuk pret ndryshim të qëndrimeve të tyre, mirëpo nuk përjashtoi bisedime edhe me partinë e dytë më të fuqishme në shtet.

“Nuk pres ndonjë ndryshim në qëndrimet e kryesisë së BDI-së dhe se ata do të mbështesnin këto politika që ne i promovojmë. Por ne do t’i japim të gjithëve një shans. Nuk do të sillemi me injorancë si qeveria deri më tani”, thotë Mickoski. Mickoski theksoi se duhet të ketë mirëkuptim të opozitës dhe t’i përgjigjet disa kërkesave të opozitës. Sipas tij, qytetarët duhet të çlirohen nga presioni nën të cilin jetojnë. “Shikoni çfarë lajmesh ka, secili më i keq se tjetri. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu