Mickoski: Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se po merr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së” që po zhvillohet në Tiranë. Ai thotë se ky takim është një mundësi e mirë për të thelluar dialogun në mese vendeve të Ballkani Perëndimor dhe BE-së.

“Sot po marr pjesë në Samitin e Liderëve “Rruga Jonë Drejt BE-së”, që po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar dialogun dhe për të forcuar përpjekjet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kryesore të vizionit tonë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të begatë”, shkruan Mickoski.

Kryeministri, Hristijan Mickoski para Samitit të Liderëve u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Muzeu i Alfabetit shënon Ditën e Kongresit të Manastirit

Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit Shqip po shënon Ditën e Kongresit të Manastirit me një sërë aktivitete programore. Ky kongres historik u mbajt në...

Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan, në pranga 11 inspektorë

Hetuesit po e vazhdojnë punën në rastin e zjarrit katastrofal në disko-klubin “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj, ndërsa mbi 200...

Befason Benita: Më kanë lutur meshkujt, trajtom edhe si qen

Një bisedë interesante po ndodh mes Benites, Shkurtes dhe Bia’s, ku tema e diskutimit është jeta luksoze e Benitës dhe marrëdhëniet e saj me...

Kosova me rekord të ri: Maratonë zgjedhore dhe përballja e tretë brenda një viti

Legjislatura e nëntë është shpërndarë nga presidentja Vjosa Osmani, pasi për shtatë muaj nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re në dy tentime. Pas...

Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen palestineze, duke theksuar se krijimi i një shteti palestinez është i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu