Mickoski: Tentimet e LSDM-së dhe BDI-së për të sjell përçarje në Qeveri, e përforcuan edhe më shumë bashkëpunimin tonë!

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ai i dëgjon kritikat që vijnë nga qytetarët. Sipas tij, ata si qeveri kanë bërë gabime, por jo gabime katastrofale.
Mickoski tha se mes partnerët mund të ketë dallime, por kjo nuk do të thotë se nuk pajtohen për çështjet strategjike.
“Çështjet strategjike janë interesi i popullit dhe shtetit. Populli është meritor se pse jemi sot para juve dhe mund të themi se kemi 100 ditë të suksesshme, ndoshta ka mundur të jetë edhe më shumë, por më duhet të them se jam absolutisht i lumtur me të gjithë ata që fituan shansin për të punuar në këto 100 ditë”, deklaroi Hristian Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se sjellja e opozitës, ajo e LSDM-së dhe BDI-së, dhe tentimi për të sjellë përçarje në koalicionin qeverisës, e ka përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin e tyre dhe qëllimin për ta bërë këtë vend më të mirë për të jetuar.
“Nuk duhet të kthehemi në kohën e politikanëve që kanë kaluar dekada në Maqedoni ndërsa do të mbahen mend për dy punë: shumë korrupsion, si i vidhnin qytetarët dhe shumë tradhti në llogari të interesave nacionale”, tha Mickoski.
Mickoski tha se BDI këto 21 vite nuk arriti që të realizojë interesat nacionale por me politikat e tyre 100 mijë shqiptarë u shpërngulën nga vendi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu