Mickoski: Prodhimi industrial shënon rritje , nuk ka më futboll në kabinete!

Kryeministri Mickoski thotë se prodhimi industrial pas një kohë të gjatë rënie, shënon rritje në korrik. Sipas tij është inkurajues fakti që rritja është në masën 3.8 për qind, që siç thekson është tregues se po kthehet besimi te komuniteti i biznesit. Mickoski tha se kemi klimë të qëndrueshme investimi, përkatësisht nuk do të ketë pasiguri më të mëdha politike të cilat shpeshherë frikësojnë investitorët e huaj dhe vendor. Mickoski theksoi se ky trend i rritjes pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh edhe huamarrjen prej 500 milionë euro nga Hungaria.

“T’i ndjekim proceset, normalisht edhe klimën të cilën e krijuam si Qeveri, nuk ka futboll në kabinete, nuk ka reket, nuk ka kushërinj dhe vëllezër të cilët e lehtësojnë bërjen e biznesit në Maqedoni, por këtu mendoj se tanimë gjithçka është ndryshe. Biznesmenët janë të lirë të investojnë, nuk ka ndërmjetës që ofrojnë shërbime për kthim të shpejtë të TVSH-së ose nuk e di çfarë shërbime të tjera nëpër ministri. Mendoj se tani rrethanat janë më të lehtësuara dhe e gjithë kjo ndikon pozitivisht në drejtim të përmirësimit të potencialit ekonomik”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse u bë Kërçova ‘Kičevo’?

Nëse në prapaskena nuk la mjet pa përdorur vetëm e vetëm që ta ndihmonte VMRO-DPMNE-në, VLEN-i nuk pati këllqe për të kremtuar bashkë me...

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, Aleksandar...

Shaqiri kundër opinionit publik: “Ata që kanë luftuar s’mund të quhen tradhtarë”

“Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend” Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha reagoi ashpër ndaj akuzave kundër Fatmir Limanit, duke...

Komitët e VMRO-së, xhandarët e rinj të pushtetit!

Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga...

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu