Mickoski: Nga Greqia prisja urime, jo “muskuj politikë”

Betimi i presidentes Gordana Siljanovska Davkova ishte i denjë, prisja një urim nga fqinji jugor për triumfin bindës, por fatkeqësisht morëm “muskuj politik”, deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari i ardhshëm Hristijan Mickoski.

Mickoski bëri thirrje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore me Greqinë dhe apeloi që të mos ketë më kërcënime, opstrukcione dhe kthim në të kaluarën, por që të dyja palët të shikojnë nga e ardhmja. Ai tha gjithashtu se së shpejti pret një takim me kryeministrin grek, me të cilin do të bisedojë për ekonominë, turizmin, arsimin.

Sipas Mickoskit, nëse Greqia beson se vendi ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ekziston një Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ai kujtoi gjithashtu se vendi ynë e ka zbatuar Marrëveshjen në tërësi, ndërsa te fqinji jugor nuk janë kryer tri detyrat themelore.

“Nëse dikush pret që VMRO-DPMNE të përsërisë gabimet e së kaluarës, të jeni të sigurt se ne nuk do ta bëjmë këtë. Ne nuk kemi ndërmend t’i përgjigjemi “muskujve” të tyre politik duke riemëruar autostrada dhe aeroporte apo duke ndërtuar monumente. Nuk pres që marrëdhëniet mes dy vendeve të bazohen në “muskuj politikë”, pres që të kemi marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, vlerësoj që VMRO-DPMNE dhe qeveria e tyre e udhëhequr nga Demokracia e Re kanë qëndrimin e tyre lidhur me Marrëveshjen e Prespës, sepse as njërit dhe as tjetrit nuk na pëlqen ajo marrëveshje”, theksoi Mickoski.

Për dallim nga atje, theksoi, Marrëveshja e Prespës këtu është pjesë e institucioneve të Maqedonisë, të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë.

“Shumë herë në të kaluarën e kemi thënë se ky është realitet. Komunikimi në institucionet e Maqedonisë mbetet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por e drejta ime themelore e njeriut është ajo që unë do ta quaj vendin tim. Dhe gjatë dhënies së deklaratave apo fjalimeve, edhe unë, dhe pres që kjo të jetë mënyra e sjelljes së Siljanovskës, të përdor termat Maqedoni dhe parashtresën “maqedonas”, sepse në atë mënyrë, sipas interpretimit tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të tij. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për miqtë tanë nga Greqia – le të ndalojmë me kërcënimet, opstrukcionet dhe kthimin në në të kaluarën, të shikojmë nga e ardhmja. Këto janë dokumente që janë pjesë e ligjit. Nëse mendojnë se e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, ka një Gjykatë Ndërkombëtare, mund të fillojnë një proces, kështu që ne do t’i kryqëzojmë të dyja argumentet atje. Nuk do të doja që kjo të ndodhte. Bëj thirrje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, nënvizoi Mickoski.

Vendit vetëm kërkon që, shtoi, të ratifikohet Protokolli për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

“Ftojmë kompanitë greke të investojnë në Maqedoni, ndërsa kompanitë e Maqedonisë në Greqi. Bëj thirrje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, tha Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu