Mickoski: Ligji duhet të vlejë kudo dhe për secilin, do të bëjmë gjithçka që të mbrojmë institucionet

Ata që kanë interes për destabilizim të shtetit janë më të aftët dhe më të fuqishmit kur ka destabilitet. Demokracia nënkupton institucione stabile dhe ne do të bëjmë çmos që t’i mbrojmë institucionet, tha sot kryeministri Hristian Mickoski i pyetur nëse ende mbetet në qëndrimin dhënë ditë më parë se ka njerëz që punojnë për destabilizimin e shtetit.

“Për destabilizimin informacionet janë ato që janë. Të gjithë ata që janë bërë milionerë dhe kanë sunduar me Maqedoninë në shtatë vitet e fundit dhe të gjithë që në mbarë vendin kanë interes që ta destabilizojnë vendin, janë më të aftët dhe më të fuqishmit kur ka destabilizim. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet stabil dhe institucione stabile, sepse demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë çmos që t’i mbrojmë institucionet”, ka thënë Mickoski pas vizitës në NP “Rrugë Shtetërore”.

Kryeministri shtoi se ligji duhet të zbatohet kudo dhe për secilin. Këtu, theksoi ai, punojmë së bashku me partnerët tanë dhe për këtë jam mirënjohës.

“Për mua kushdo që punon në drejtim të institucioneve të fuqishme dhe stabile është atdhetar që e do vendin e tij, për mua ai është person të cilin e inkurajoj dhe gjithmonë do ta përkrah”, ka thënë tutje Mickoski.

Ai më herët ka thënë se kanë indikacione për persona që kanë në dispozicion shuma milionëshe, ndërsa disa prej tyre kanë qenë funksionarë të lartë të qeverive të mëparshme të cilët po mundohen të mobilizojnë njerëz në terren për ta prishur harmoninë ndëretnike në vend.

“Kemi indikacione për elemente që disponojnë me shuma të mëdha parash në miliona, disa prej tyre kanë qenë funksionarë të lartë në qeveritë e mëparshme dhe që përpiqen të mobilizojnë njerëz në terren, kryesisht për të manipuluar dhe ajo që më shqetëson veçanërisht është tentojnë për të provokuar një konflikt etnik, pra për ta prishur harmoninë ndëretnike në Maqedoni. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë, sepse e kuptojnë se ndryshe nuk mund të mobilizojnë njerëzit dhe tani mënyra e vetme është të provokojnë këtë lloj konflikti. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Apeloj edhe opinionin, mediat dhe qytetarët që të përmbahen nga çdo provokim, t’i injorojnë ato”, ka thënë Mickoski më 15 të këtij muaji.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër pas deklaratës së Mickoskit në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve tha se nuk planifikon të mbledhë Këshillin e sigurisë lidhur me pretendimet apo indikacionet për destabilizim të shtetit.

“Indikacionet për destabilizim janë diçka tjetër, kërcënimet për destabilizim diçka tjetër, por realiteti është ndryshe. Unë thash se nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë kohë kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, ne përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Nuk shoh se këto kërcënime janë realitet për momentin”, ka thënë Siljanovska Davkova, duke paralajmëruar se mund ta thërrasë Këshillin e sigurisë pas riekipimit të tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E pabesueshme! Mënyra gjeniale se si Ukraina goditi bazën ajrore ruse 1800 km larg! (VIDEO)

Ushtria ukrainase ka goditur me dronë një bazë ajrore ruse plot 1800 kilometra larg duke shkaktuar dëme të konsiderueshme me dhjetra avionë të shkatërruar. Siç...

Rritet në mbi 54.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 54.418 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton...

Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente. Në orët e...

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në...

Mickoski: Prokuroria dhe MPB të veprojë mbi provat e Arsovskës

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se Prokuroria duhet të veprojë mbi provat që dje i dorëzoi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizime të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu