Mickoski kritikon Gjyqësorin: Do të më vinte turp po të kisha besueshmërinë 2%

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të bëjë reforma në gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm të flas nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik.

Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti sot se është i vendosur të bëjë reforma në gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm të flas nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik. Ai tha se, diçka duhet të ndryshojë pasi besimi i qytetarëve në gjyqësor është dy përqind dhe këtë drejtim, kryeministri theksoi se, do të vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje, pasi duhet të bëhet reforma serioze strukturore.

“Ai është pozicioni më i mirë, komfort. Të ulur në kolltukë të lëkurës, me tapeta të kuq të trashë dhe të vini çdo ditë në punë, të numëroni mijëra euro pagë mujore, ndërsa te qytetarët të gëzoni vetëm dy përqind besim. Është normal që kur dikush dëshiron të veprojnë në mënyrë invazive, të bëjë reforma dhe ta zgjidh atë menjëherë, nga ana tjetër të kemi mekanizëm mbrojtjes i cili thotë – jo, ne jemi kundër kësaj. Unë do të turpërohesha nëse do të kisha dy përqind besim dhe do ta lëshojë punën që e punoj, do të merrem me diçka krejtësisht tjetër” – tha Mickoski.

Sa i përket takimit eventual me kryeministri grek Kirjakos Micotakis në samitin e NATO-s në Uashington, Mickoski tha se shpreson se do të ruajnë dinjitetin dhe do të flasin si partnerë dhe fqinjë të mirë.

“Qëndrimi jonë si qeveri është se duam të kemi raporte të mira me fqinjët, se duam të ndërtojmë ura të bashkëpunimit, se ajo për ne është rrugë dykahëshe. Supozoj se deri më tani kanë qenë të mësuar në rrugë njëkahëshe, por tani jemi ne politikan dhe qeveri e cila dëshiron të drejtojë rrugë dykahëshe të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ashtu do të vazhdojmë të sillemi” – tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.

Mickoski sot së bashku me drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Epsoteks”, promovuan investimin në vlerë prej 20 milionë euro. Bëhet fjalë për investim gjermano-belg, për të cilin punimet për ndërtimin e objektit do të fillojnë në gusht, në Komunën e Petrovecit. Me këtë investim parashihen 110 vende të reja të punës. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu