Mickoski korrigjon Fatmir Limanin, u kërkon falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës

Kryeministri Hristijan Mickoski ka korrigjuar ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në lidhje me deklarata e tij për çerdhen në Haraçinë, përcjell TV21. Mickoski u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës dhe tha se që sot, ekipi i ministrit do të kontaktojë komunat dhe do të zgjidhet problemi me hapjen e çerdhes.

“Mëngjesin e sotëm kam folur z.Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të kontaktojë administratën në komunën e Haraçinës dhe në komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim. Po, ka kryetarë të papërgjegjshëm të komunave me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë”, tha Mickoski./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Haradinaj tha se...

Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin, BDI: Drejtësisë selektive dhe hakmarrje politike

Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë – ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi për votën e Marigona Gecit

Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu