Mickoski i vendosur për “ta fshirë” shqipen dhe paralajmëron shqiptarët: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por… Mos tentoni destabilizimin

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe mundësin e destabilizimit të vendit tha se realiteti ndonjëherë është i hidhur dhe se nuk është “tryezë suedeze”, ku mund të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për destabilizim… Unë jam person që i respektoj ligjet dhe kushtetutën dhe nuk pres që kushdo qoftë që merr pagë dhe shfrytëzon privilegjet e qytetarëve këtu tek ne, të mos i respektoj ligjet e Maqedonisë dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka që është bërë në të kaluarën me Kushtetutën, dhe sado që të mos pajtohem dhe të jem kundër, siç është përdorimi i mbiemrit “E Veriut”, unë derisa ta ushtroj këtë funksion do të qëndroj para kësaj shenje, sepse nuk dua që në këtë mënyrë ta lëndoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe Ligjet e Maqedonisë, kjo është kjo.

Ndonjëherë realiteti mund të mos ju pëlqej, por ju duhet ta pranoni atë realitet, në rast se vërtet luftoni për sundimin e së drejtës. Ndonjëherë në jetë gjërat shkojnë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju i dëshironi.

Nuk është kjo një tryezë suedeze që të mund të marrim atë që na pëlqen, ajo që nuk na konvenon ta lëmë anësh”, deklaroi Mickoski

Ai kujtoi edhe njëherë se ekzistojnë disa struktura të cilat për ta mbrojtur kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale janë në gjendje të bëjnë gjithçka përfshi edhe destabilizimin e vendit.

“Ka disa struktura në shoqëri të cilat kanë për qëllim që të mbrojnë kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale, që të shkaktojnë incidente dhe shkaktojnë destabilizim, por në rast se kjo ndodhë ne do të reagojmë në mënyrë objektive në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së vendit tonë”, u shpreh Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shkrimtarja nga Shkupi, Leјla Sherif Emin, fitoi një çmim ndërkombëtar

Çmimet e ndara nga Shoqata e Gazetarëve GAP këtë vit u dorëzuan në një ceremoni solemne në Pallatin e Parlamentit në Bukuresht, Rumani. Ngjarja u...

Mickoski: Haqim Ramadani po tregohet egoist, po i dëmton kandidatët e VLEN-it, pas zgjedhjeve do shkarkohet nga pozita e drejtorit

Kryeministri dhe kreu i VMRO – DPMNE-së ka sulmuar sërish pjesëtarët e koalicionit VLEN. Kësaj here, shkak ishte thirrja e kandidatit të VLEN-it për...

Haradinaj e quan Kurtin “produkt të luftës hibride të armiqve tanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku...

VMRO nuk e pranon humbjen në Çashkë, përgatit ankesa për në Gjykatën Administrative?

VMRO-DPMNE ende nuk po mund të pajtohet me faktin se e ka humbur Komunën e Çashkës. Edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka hedhur...

Abdixhiku godet Kurtin: Bllokuesit s’i kanë votat për qeveri të re, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu