Çipa për Mickoskin: Nuk dëgjove thirrjet? Atëherë dëgjo këtë – ishte racizëm, jo ksenofobi!

Aleksandër Çipa
Nuk quhet ksenofobi, urrejtja apo racizmi i disa shtetasve ndaj disa shtetasve të së njëjtës republikë!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, zoti Hristijan Mickoski ka reflektuar me vonesë për të dënuar ashpër thirrjet raciste dhe ultranacionaliste të tifozave maqedonas dhe të ndërkallur të tjerë, në atë turmë tifozash në Kumanovë, ndërsa zhvillohej ndeshje me ekipin e Rumanisë.
Në fakt, duke “ dënuar ashpër” atë kor, të cilin nuk e dëgjoi (?), ndërsa gjendej vetë në stadiumin e lojërave me dorë, zoti Mickoski kalon në një gabim të dytë, duke dashur të cilësojë britmat e tyre antishqiptare si ksenofobi!
Zoti kryeministër i një vendi fqinj me tonin!
Thirrjet antishqiptare në vendin ku u gjendët dhe ju dhe disa shtetarë të tjerë të lartë, të republikës suaj, së pari: janë ulërima antiligjore të disa shtetasve tuaj ndaj shumë shtetasve tuaj dhe nuk janë ksenofobi. Ato britma janë racizëm i plotë, ultranacionalizëm i vjetërruar dhe antishqiptarizëm patologjik. Shqiptarët janë bashkështetas me të drejta të plota dhe përcaktues të ekzistencës së republikës suaj. Ksenofobia në vendin tënd mund të ketë të bëjë me kombësi të tjera, por kurrësesi me shqiptarët, se ata janë dhe do të jenë zot, në vend të tyre! Të pretendosh për ksenofobi të shttasve të tu ndaj shtetasve të tjerë të tu, është paradoks i një zotnie që i trajton konceptet e përgjithshme si për një vend tjetër.!!!
Ajo që ndodhi në ndeshjen sportive ku u gjendët ju, përbën qartësisht “ lëndë hetimi dhe ndëshkueshmërie pa dallim”. Mos vononi ndëshkueshmërinë sikundër vonuat dëgjimin dhe reagimin!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bogoevskit i dhemb reagimi i shqiptarëve kundër brohoritjeve në Kumanovë: Gjueti shtrigash ndaj tifozëve maqedonas

“Sot, tifozët maqedonas bëhen viktimë e një gjuetie shtrigash, vetëm pse e duan Maqedoninë! Nëse fyerjet ndaj një bashkësie etnike ndiqen penalisht, atëherë duhet...

Federata Shqiptare e Basketbollit reagon pas thirrjeve raciste në Kumanovë: Kërkojmë masa nga FIBA

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës FIBA midis Maqedonisë...

Moral në fjalë, vjedhje në vepra – Bekim Qoku shpërdoron 10.800 € për “udhëtime” nga Shkupi në Shkup

Deputeti Bekim Qoku në qendër të akuzave për abuzim me fondet publike: 10.800 euro për udhëtime, ndërkohë që jeton në Shkup Deputeti Bekim Qoku nga...

Beti Zylali sjell emocionin e lumturisë me këngën e re ‘Jam e Lumtur’

Beti Zylali, e lindur dhe e rritur në Strugë, është një këngëtare me pasion të thellë për muzikën, e cila aktualisht kontribuon në qytetin...

As Dibra nuk i jepet Alternativës – vendim i prerë i Izet Mexhitit

VLEN duket se nuk po bëhet rehat. Në prag kur po pritet shpallja e kandidaturave, kanë nis edhe “thikat pas shpine” mes partnerëve të koalicionit. Me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu