Mickoski dhe Taravari shtrëngojnë duart – Zejdi dhe Hoxha: Tendencë e VMRO-së për të siguruar censusin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vizitoi shtabin qendror të VLEN-it në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Fillimisht u publikua një foto e Mickoskit duke dalë nga shtabi, e më pas doli edhe fotografia në të cilën Taravari dhe Mickoski shtrëngojnë duart.

Mediat pyetën VLEN-nin dhe VMRO DPMNE-në se çfarë u bisedua në këtë takim dhe a kishte ndonjë marrëveshje? Nga atje me përgjigje:

“Është caktuar agjenda për bashkëqeverisje, kryesisht synimi për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thanë nga VLEN-i.
“Është e vërtet që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka pasur takim me Arben Taravarin pasditen e sotme, dhe është biseduar për parimet mbi mundësinë për koalicionim të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Takimin Mickoski-Taravari e komentuan edhe përfaqësuesit e Frontit Europian, Skender Rexhepi dhe Arjanit Hoxha në Click Plus.

“Unë këtë fotografi e lexoj vetëm me një mesazh. Tendenca e VMRO-së për të siguruar censusin nëpërmjet përkrahjes që do të merr nga VLENI për kandidatin për president tyrin. Gjithsesi ata do të duhet të dalin në press konferencë, sepse çdo fotografi çdo takim duhet ta arsyetoje edhe arsyen e takimit”, tha Rexhepi nga Lëvizja Populli.

“Momentin kur nuk ke mandate deputetësh, kur je 2-3 ditë para zgjedhjeve dhe dihet se qeverisjen e përbëjnë deputetët, e vetmja formë që mund ta arsyetojë publikimin e kësaj fotografie është në raste se përfaqësuesit e VLENIT kanë vendosur që të mbështesin kandidatin për president të VMRO DPMNE-së”, tha Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Europiane.
Ndryshe Mickoski disa herë në paraqitjet e tij e ka theksuar se partner të preferuar për në Qeveri e ka koalicionin VLEN./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu