Micko në fushatë zgjedhore mbi gomerët e ngordhur!

(qyfyre nga fushata zgjedhore)😅😅

Epo që thoni ju more shokë, në skenën politike që po luhet në fushatën e zgjedhjeve lokale i gjithë synimi kryekomiti Micko është të rifitoj kalatë e humbura shqiptare si Kërçova dhe Struga dhe jo eleminimi i DUI-t nga skena politike, siç tha ai vet këto ditë në një prononcim të tij për media.

Kështu more shokë, pas kalkulimeve të shumta të situatës në terren Mickua ka gjetur dy pika të dobëta të kampit shqiptar, Kërçovën dhe në Strugën, duke i nxjerr dy kandidatë gjoja të pavarur, që në fakt janë kukullat e tij në teatrin e zgjedhjeve lokale që do të luhet më 19 tetor në Strugë dhe në Kërçovë.

Fatmiri dhe Mendiu janë dy maskotat në duart e Mickos, ku ai me këtë rast do të godas shqiptarët dhe jo DUI-n, ku përmes tyre Kërçova dhe Struga do t’i kthehen komitëve jo vetëm si frymë komitësh në qeverisje, ku shumica e drejtorive do t’i takonte komitëve si shpërblim të zgjedhjes së dy maskotave në krye të komunave të rimarra pas dy dekadash.

Meqë maskotat u gjetën, tani duhet vetëm mbështetja e rrangallave të VREDI-t si gërdalla të ngordhur të Kërçovës dhe të Strugës, ata shpresojnë shumë që me ndihmën e komitëve apo edhe të titistëve të rinj t’i kapin karriget e kryekomunarëve.

Sa i takon titistët e rinj more shokë, ata qëndrojnë mirë në këto dy komuna dhe mbase i bashkojnë forcat për t’i eliminuar kandidatët e AKI-së, jo për ndonjë arsye të veçantë por për t’i ngjyrosur ato komuna me ngjyrë të kuqe komitësh, si komuna të rimarra brenda kampit maqedon.

Elektorati i vredistëve në këto dy komuna nuk i kalon dy mijë vota secila, për më tepër ato janë si disa pirgje rrangullash të pavlerë që nuk dinë as të lexojnë fletët e votimit e lëre më se për kë duhet votuar.

Po ama, do të thoni ju more shokë se ç’bëri Merkua dhe Dehari për shumë mandate në dy komunat me shumicë shqiptare?
Po e vërtetë pajtohem me ju që ata e zhvatën dhe e rropën djersën e popullit dhe haram i qoftë për jetë të jetëve, ata përfundimisht për t’u larë nga mëkatet e tyre duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve të dy komunave për keqperdorimin e mjeteve publike dhe mosrealizim të premtimeve për shumë mandate, duke u tërhequr nga skena politike për të marrë më pas dënimin e merituar nga togat e zeza të drejtësisë, nëse do të ketë ndonjëherë drejtësi (në “državën Severna”) për bëmat dhe gjëmat që i shkaktuan shqiptarëve në keto dy komuna!

Po si thoni ju elektorat i dashur më mirë të zgjidhen maskotat e Mickos apo këta të AKI-së, ku në Strugë vjen një mjek i sinqert dhe i pakorruptuar si Arsimi, ndërsa Kërçova vijon me avazin e vjetër me Deharin që vërtet duhet shmangur atë, duke votuar për një të pavarur të vërtetë jo një kukull të Mickos, vasali i përbetuar Fatmiri!

Kjo është strategjia e kryekomit Micko, që përmes maskotave të tij t’i rikthej nën patronazhin e tyre komunat e humbura si dikur dhe jo eliminimi i DUI-t nga skena politike.

Ndaj, 19 tetori do të jetë ose fundi i VREDI-t ose rikthimi i kalave shqiptare nën sundimin e despotit Micko me ndihmën e Hamza kastriotëve të rinj!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Eurodeputeti i fuqishëm gjerman, Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

Kryetari i delegacionit SPO në Parlamentin Evropian kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme pas një reforme të ligjit zgjedhor në Serbi dhe formimin e një qeverie...

Reforma në administratë, asnjë fjalë apo shenjë në gjuhën shqipe (FOTO)

“Investimi” në administratën publike nuk e njeh gjuhën shqipe. Materialet e evenimentit të sotëm, grafika e ngjarjes, fjalimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, i ministrit...

Trump kërkon t’u heqë licencat mediave kundër tij

Trump foli për këtë çështje me gazetarët të enjten në bordin e Air Force One, ndërsa kthehej nga një vizitë shtetërore në Mbretërinë e...

Trump kërkon t’u heqë licencat mediave kundër tij

Trump foli për këtë çështje me gazetarët të enjten në bordin e Air Force One, ndërsa kthehej nga një vizitë shtetërore në Mbretërinë e...

Dogana ia sekuestron Mozzikut dy orat luksoze: Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro

Dogana e Kosovës ka dal me njoftim për ndalimin e reperit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në njoftim thuhet se janë zbuluar dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu