Mexhiti: Stoilkoviqi nuk është faktor, unë jam koordinator për Marrëveshjen e Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka komentuar reagimet e ministrit serb Stoikoviq rreth kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mexhiti tha se, reagimi i tij është e drejtë individuale, por duket se ai nuk është i kënaqur dhe komod me thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

“Reagimi i Stoikolviqit është e drejtë individuale, po ndoshta ai nuk është i kënaqur dhe komod me thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Sa i përket serbëve në Kosovë, ata i gëzojnë të gjitha të drejtat me 4 për qind të popullsisë, përfshirë këtu gjuhën zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe në të gjitha nivelet, përfshirja e tyre në administratë, vendet e rezervuara në Parlament… ejt. Duket qartë se Kosova është një model që do ta dëshironte cdo komunitet i vogël me 4 për qind, gjithandej në rajon dhe Evropë. Por nuk është faktor Stoilkoviqi, sepse ka vendim në qeveri që koordinator për Marrëveshjen e Ohrit do jem unë dhe është në patronazhin tonë. Ne do tiu njoftojmë për të gjitha aktivitetet rreth respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Dikush po mundohet me lajmet të rreme të krijoj tema, por nuk mund ta hedhin nën hije vizitën e kryeministrit shqiptarë në Maqedon dhe të mirat që do pasojnë për qytetarët e të dyja vendeve” u shpreh Mexhiti. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu