Mexhiti: Shkarkimi im është hakmarrje politike, jam krenar me punën që e kam bërë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për shkarkimin e tij, tha se kjo bëhet për hakmarrje politike.

Mexhiti në fjalimin e tij para deputetëve, tha se është krenar për punën që e ka bërë si ministër gjatë 11 muajve, duke shtuar se ka marrë qindra mesazhe mbështetëse nga qytetarët.

“Kam treguar se si duhet të punojë një ministër në interes të qytetarëve dhe pacientëve. Jam krenar dhe e di se do të kem mundësi të vazhdojë ku e kam lënë punën, por jo të gjithë kanë qëllimin e njëjtë si unë në këtë qeveri. BDI deri në fund vendosi të bllokojë dhe të shkojë kundër interesit të qytetarëve dhe ta mbrojë interesin partiak. Qytetarët janë ata të cilët do ta dënojnë këtë sjellje destruktive në zgjedhje”.

“Nderi im është i pastër, e di për çfarë kam punuar dhe luftuar. Në dy ditët e fundit kam marrë mesazhe të shumta mbështetëse nga qytetarët. Ndërsa për bllokadën qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën, ndërsa prej nesër përgjigjuni ju pse nuk u realizuan punësimet”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ai deklaroi se funksionarët tjerë të Qeverisë e kanë penguar për shumë projekte për të cilat ai është angazhuar.

Ndryshe, Fatmir Mexhiti së bashku me ministrin Azir Aliu dolën në përkrahje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, që kjo parti në zgjedhje të shkojë së bashku me partitë opozitare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

1.5 milionë dollarë për lobim në SHBA – Koço Angjushev kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij

Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe biznesmen aktual, ka punësuar lobistë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në përpjekje për të zbutur pasojat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu