Mexhiti paralajmëron mbylljen e deponisë jo standarde në Likovë

Zëvendëskryemimistri i parë dhe njëherit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti së bashku me Zëvendëskryeministrin, Arben Fetai sikurse edhe deputetë të zonës dhe këshilltarë komunal paralajmëroi sot mbylljen e deponisë jo standarde të Likovës, e cila ndodhet pran fshatit Nikushtak. Mexhiti me këtë rast njëkohësisht njoftoi se në kuadër të programit IPA 2 për mjedisin jetësor dhe veprim klimatik, janë parashikuar projekte të rëndësishme për menaxhimin e mbetjeve në rajonet Lindore dhe Verilindore.

Këto projekte përfshijnë furnizimin me automjete dhe kontenjerë, mbylljen e deponive jo standarde në të dyja rajonet si dhe ndërtimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Projekti përfshin furnizimin e automjeteve dhe kontejnerëve për rajonet përkatëse, duke përfshirë Komunën e Likovës, e cila ka përfituar një kamion për grumbullimin e mbeturinave dhe 139 kontejnerë. Poashtu, është planifikuar mbyllja e deponive jo standarde, përfshirë deponinë në Likovë (Nikushtak) dhe pesë deponi tjera më të vogla në Mateç, Vrima e sipërme (Gorna Rupa), Llojan 1 , Llojan, dhe Goru.

Aktualisht, projekti ndodhet në fazën e tenderimit pas anulimit të mëparshëm të kontraktorit i cili ishte përzgjedhur. Vlerësimi i ri ka filluar më datë 6 qershor 2024 dhe pritet të përfundojë deri në fund të gushtit 2024, kur do të nënshkruhet Marrëveshja dhe do të fillojnë punimet në terren.

Në ndërkohë, një pjesë e vogël e deponisë do të mbetet e hapur deri në ndërtimin e deponisë rajonale në Sveti Nikollë. Në fazën e dytë të projektit, brenda IPA 3, deponia do të mbyllet plotësisht. Pas ndërtimit të deponisë rajonale, mbetjet nga Likova do të transportohen në një pikë tjetër në Kumanovë dhe më pas në deponinë rajonale të Sveti Nikollës.
Në deponinë jo standarde të Likovës, e cila ndodhet pran fshatit Nikushtak, do të kryhen aktivitete si riformësimi i trupit të deponisë, ngjeshja e mbetjeve të vjetra, ndërtimi i një sistemi pasiv të grumbullimit të gazit dhe mbulimi i deponisë me dhe të freskët dhe të shëndetshëm. Deponia është e vendosur në një shpat të pjerrët dhe është larg çdo trupi ujor.

„Veprojmë në të mirë të qytetarëve, për një jetë më të shëndetshme dhe mjedis jetësor më të pastër”, ka deklaruar Zëvendëskryemimistri i parë dhe njëherit ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu