Mexhiti: Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI

“Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI”. Kështu deklaroi kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, për akuzat e partisë tashmë opozitare, për propozimin e VMRO-së që Ministër i Marrëdhënie mes Bashkësive të jetë Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndimet e tij kundër Kosovës, masakrës së Srebrenicës dhe mbështetës i politikës ruse. Mexhiti shtoi se nuk janë të kënaqur me këtë propozim, por e pranojnë sepse është propozim i dhënë nga partnerët e tyre të koalicionit.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
”Nuk jemi shumë të kënaqur që Stoilkoviq do të jetë koleg i joni në Qeveri, për shkak të qendrimeve të tij atë nuk e kemi sjellur ne e kemi gjetur nga BDI. Sepse 10 vitet e kaluara ka qenë në koalicion me BDI, që 10 vite ka siguruar shumicën në Qeveritë e kaluara. Fundi fundit politika është arti i të mundshmes ne do e pranojmë sepse është partner i koalicionit më të madh në Qeveri, por ai udhëheq me dikaster që është shumë i vogël dhe do merret vetëm me pakicat në Maqedoni” .

Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe. Kështu u përgjigjen nga Fronti Evropian, përmes një reagimi dërguar mediave. Me emërimin e Stoilkoviqit, Fronti thotë, se VLEN po e mbulon me gënjeshtër për rolin dhe vazalin e VMRO-së.

FRONTI EUROPIAN
“Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, VLEN sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të VMRO-së”.

Izet Mexhiti po ashtu shtoi se balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë sepse deri tani është keqpërdorur dhe nuk ka funksionuar në mënyrë të drejtë. Kurse për postin e zëvendës kryeministrit të parë, të cilin do ta bartë Mexhiti në Qeverinë e re, u shpreh se ky post figuron vetëm në Rregulloren e Qeverisë dhe nuk është i rregulluar me Ligjin për Qeveri, por se ata do ta rregullojnë edhe me Ligj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur Stambolli Sfidoi Londrën: Ndihma Osmane për Irlandën në mes urisë dhe pandemisë

Viti 1852 mbahet mend ne historin e popullit Irlandez.. Nje krize e madhe Ekonomike me urie preventive Baronet Anglez e sanksionojn popullin irlandez .. Mbyllin koridoret e...

“Si mbeti pa naftë djali i mbretit të shezlongëve 200 euro”.

Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”,...

Kryengritje në VMRO-DPMNE Kumanovë – anëtarësia kundër Maksim Dimitrievskit

Në Kumanovë ka shpërthyer një skandal i ri politik pasi një grup anëtarësh, simpatizantësh dhe qytetarësh publikuan një peticion publik me të cilin kundërshtojnë...

Pas dështimit në Tetovë, Bajram Vardar – ‘eksperti’ i Bilallit – bëhet shpresa e re e Mexhitit para fushatës

Zëvendërkryeministri, Izet Mexhiti njëherit kanditat i për kryetar komune në Çair duket se shpresat për një fitore i ka varur tek Bajram Vardar –...

Livadhi-Strugë Banorët e kapin, policia e merr, gjykata e liron – hajduti rikthehet menjëherë

Livadhi, Strugë – Grabitje e dyfishtë brenda 24 orëve, banorët kapin hajdutin, drejtësia e liron Një ngjarje e pazakontë dhe alarmante ka tronditur banorët e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu