Mexhiti hesht për ndërtimet ilegale dhe falsifikimet në Çair, Akuzon BDI-n se fshihet pas Danellës dhe po e përdor për destabilizim!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në një paraqitje për media komentoi veprimet e fundit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke vënë në dukje se pritën përgjigje për mosrealizimin e projekteve apo çështje të tjera, por ajo po mundohet të luajë rolin e inspektorit kontrollor, rol që sipas tij nuk i përket dhe për të cilat deklarata do të ketë padi.

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Mexhiti shmangu plotësisht komentimin mbi akuzat e Danellës për ndërtimet ilegale dhe falsifikimet në Komunën e Çairit, një temë kyçe që ka shkaktuar reagime të shumta. Në vend të kësaj, ai akuzoi BDI-në se po fshihet pas Danellës dhe e përdor atë për të destabilizuar vendin.

“Problemi nuk është ajo që bën Danella, por dështimi i planit të Ahmetit dhe Taravarit. Rrugën tani burrat e BDI-së ia kanë lënë Danellës dhe Levicës. Kjo është strategjia e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, përmes komunave dhe në bashkëpunim me Levicën dhe Danellën,” deklaroi Mexhiti.

Ai shprehu keqardhje që Danella është bërë instrument i Blerim Bexhetit dhe sugjeroi që ajo, përveç Çairit, të fokusohet edhe në komunën e Sarajit, ku sipas tij, ndërmarrjet publike janë në prag të falimentimit. Mexhiti kërkoi përgjigje edhe për kontratën e djalit të Blerim Bexhetit për shërbime intelektuale, duke përmendur moshën e tij vetëm 17 vjeçare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu