Mexhiti: Gjykata kushtetuese u bë instrument i politikës ditore dhe proceseve destabilizuese të opozitës

Po ballafaqohemi me opozitë destruktive, e cila për çdo ditë kritikon pa argumente në funksion të destabilizimit dhe defokusimit, jo në interes të qytetarëve, por për shpëtim nga përgjegjësia. Krahas kësaj, ata kishin iniciativa destruktive, të cilat ishin kohë të gjatë në sirtarë dhe tani po i nxjerrin në dritë, pasi ende kontrollojnë gjyqësinë, siç është, për fat të keq, Gjykata Kushtetuese, e cila u bë instrument i politikës ditore dhe proceseve të destabilizimit. Këtë e deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike nga Koalicioni “Vlen”, Izet Mexhiti para fillimit të manifestimit të sotëm “100 ditët”, organizuar nga “Vlen”.

Në këto 100 ditë, Mexhiti thotë se ka pasur rotacion të pushtetit politik, për të cilin thotë se intensivisht punon në lëndët kontestuese, me të cilat do të merren në Prokurori dhe gjyqësi, duke cekur se “ne nuk jemi për revashizëm, as për politika monoetnike, as për politika populiste”.

“Ky është fillim i ri, Qeveri e re, shpresë e re. Në këto 100 ditë ka pasur rotacion të pushtetit politik, por intensivisht po punohet edhe në lëndët kontetuese, me të cilat pastaj do të merren gjyqësia dhe Prokuroria . Ua lëmë atyre ta thonë fjalën e fundit, pasi ne nuk jemi as për revanshizëm, as për politika monoetnike, as për politika populiste. Ata që kanë gabuar para ligjit, duhet të përgjigjen dhe të gjitha këto tentime për destabilizim dhe defokusim janë vetëm tentim, jo në interes të qytetarëve, por që të shpëtohen nga përgjegjësia, që i pret”, tha Mexhiti.

Ai potencoi se në mënyrë intensive po punohet në lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në vendkalimet Tabanoc, Jazhincë, Qafë të Thanës,…

“Ky do të jetë lehtësim edhe për qytetarët tanë në rajon, por lehtësim i madh edhe për diasporën, të cilët dinë të udhëtojnë më shumë se dhjetë orë dhe pastaj presin në pikën kufitare nga dhjetë-pesëmbëdhjetë orë me fëmijët, gjë që është maltreitm. Për diasporën po flasim të gjejmë mënyrë, përveç kësaj, për t’ua zgjidhur edhe dokumentet e tyre, pasi janë këtu kohë të shkurtë, më lehtë të vijnë deri te dokumentet personale në aspektin e pronësisë, e tjerë”, tha Mexhiti.

Mexhiti: Në këto 100 ditë të Qeverisë ka pasur një opozitë destruktive

Mexhiti njëkohësisht akuzoi opozitën se nuk ka qenë konstruktive dhe nuk ka respektuar rregullin e demokracisë, që në 100 ditët e para qeveria duhet të punojë, e më pas opozita duhet të kritikojë.

“Është rregull e demokracisë që në 100 ditët e para të qeverisë opozita duhet të heshtë. Në këto 100 ditë ka pasur një opozitë destruktive, ka pasur edhe propozime të cilat kanë qenë në funksion të destabilizimit ku nuk e kanë dertin e qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit, por thjesht e kanë për të krijuar amulli për të shpëtuar vetveten. Pa marr parasysh, ne në mënyrë të përditshme si ekzekutiv i ri jemi munduar të jemi në funksion të realizimit të programit tonë, në funksion të asaj që e kemi thënë dhe ka qenë fushatë e jonë zgjedhore, duke filluar me çështjen e parë, biznesin e kazinove ku sot jemi dëshmitarë që në qeverinë e Maqedonisë, fillimisht në Parlament kemi kaluar dhe kemi marr mendimin autentik që në mënyrë joligjore është zhvilluar biznesi i kazinove, ndërsa në qeveri janë sjell disa vendime, njëra është për prishjen e kontratës të lokalit kontravers në Vizbeg dhe e dyta janë anuluar të gjitha koncesionet që janë sjell në mënyrë të paligjshme nga qeveria e kaluar për lojërat e fatit online dhe kjo do të thotë se kemi tërheq rrezikun nga fëmijët tonë dhe shtëpitë tona. Poashtu ka një vendim të qeverisë ku u është shpall luftë e ashpër ndaj organizimeve të biznesit të kazinove në mënyrë të egër dhe për këtë është formuar një komision nga ministria e digjitalizimit dhe disa drejtori tjera të cilat do merren ndaj kësaj dukurie, dhe këtu nuk do të ndalemi. Ne do të sjellim edhe ligjin e ri i cili do e kufizon në maksimum dhe eliminon këtë biznes i cili është i dëmshëm për rininë tone”, është shprehur Mexhiti

Ai përmendi një vendim tjetër në këto 100 ditë, për arsimin sipëror ku 35 milionë euro janë ndarë për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Terezë”.” Kjo tregon se ndër prioritetet tona të larta mbetet arsimi ku në kohën që vijon fokusi jonë do të jetë aty për të krijuar një kualitet më të lartë në gjitha nivelet e arsimit duke filluar nga çerdhet deri tek universitetet. Çështje tjetër është decentralizimi i cili ka qenë pjesë e programit tonë ku veçmë të gjitha komunat kanë aplikuar me projekte që të zgjedhin mjaftë probleme jetike të qytetarëve tonë. Ne do mundohemi për të krijuar kushte evropiane edhe pse Fronti Evropian nuk është pjesë e qeverisë. Pra decentralizimi mbetet në fokusin tonë që është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur mes tjerash Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Idrizi: Do të hiqet tabela vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë

Drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi ka reaguar lidhur me tabelën e vendosur vetëm në gjuhën maqedone në Kumanovë. “E informojmë opinionin...

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Kanal 5 ka folur për shumë çështje, nga tenderi për parkungun në Qendrën Klinike e...

Bie numri i votave për Albulena Haxhiun në vetëm 54

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të martën, për të gjashtën herë ajo mori 54...

Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari theksoi se tenderi për parkingun në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk ka qenë në katër sy siç pretendohet në...

Visar Ademi kandidat i pavarur për Gostivarin?

Profesori i ekonomisë Visar Ademi pritet të kandidojë për kryetar të Komunës së Gostivarit. Sipas burimeve të TV21, pritet të kandidojë si i pavarur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu