Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Nerovë, ku me kënaqësi ka shpërndarë çanta, abetare, libra dhe materiale didaktike për vogëlushët e këtij komuniteti. Ai shprehu shpresën që herën tjetër t’i takojë fëmijët në shkollën e re që ata e meritojnë dhe theksoi se deri atëherë do t’u qëndrojë pranë me çdo mundësi që ka.
Në këtë aktivitet, Meidani u shoqërua nga deputeti i zonës Musa Xhaferri, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Besnik Emini, si dhe falënderoi miqësisht Adnan Ismailin nga shtëpia botuese “Logos” për kontributin e dhënë.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Infosoft Office për çantat dhe mjetet shkollore, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve për abetaret dhe fletoret e punës, si dhe Logos për materialet didaktike.
“Do të vazhdojmë të mbështesim këto komunitete me përkushtim, sepse çdo fëmijë ka të drejtën të ëndërrojë, të mësojë dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë,” u shpreh Meidani.