Meidani me rastin e 28 Nëntorit: Kombet që harrojnë sakrificën dhe historinë, e humbin dinjitetin dhe rrugën

Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 28 Nëntorit, ka organizuar një ngjarje solemne, në të cilën ka pasur të ftuar të ndryshëm. Fjalim në këtë organizim mbajti ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Ai tha se nuk duhet të harrohet sakrifica dhe e kaluara, pasi sipas tij, një komb që e harron sakrificën dhe historinë, e humb dinjitetin dhe rrugën.

Ai foli edhe për shqiptarët e Maqedonisë, për të cilët tha se ata shkëlqejnë në çdo fushë.

“Më 28 Nëntor 1912 lindi Shqipëria e pavarur dhe atë ditë kur flamuri u valvit në Vlorë, lindi politikisht një shtet i një populli të lashtë sa vetë koha. Lindi një shtet që nuk do të shuhet kurrë. 29 Nëntori është dita kur Shqipëria u lirua nga pushtimi nazi-fashist. Këto dy data flasin për një popull që kurrë nuk pranoi të përkulet. Ne sot jemi këtu, sepse dikush dikur besoi, sakrifikoi dhe u flijua që ne sot të ecim ballëlartë”.

“Shqiptarët kanë aspiruar dinjitet, arsim, barazi dhe liri qytetare. Shqiptarët në RMV sot shkëlqejnë në kulturë, diplomaci, art, sport dhe kudo. Ata janë shpresë dhe progres. Popujt që harrojnë sakrificën, humbasin dinjitetin. Kombet që humbasin kujtesën, humbasin rrugën. Ne jemi këtu pasi besojmë se e ardhmja ndërtohet mbi vlera evropiane, pasi besojmë se kur nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, tha Meidani.

“Jetojmë në një rajon që e ka paguar çmimin e ndasive të konfliktit të frikës, Por besoj që Shqipëria dhe RMV po punojmë për të ndërtuar model të ri, model të fqinjësisë, të bashkëpunimit dhe vizionit evropian. Evropa nuk është stacion ku mbërrin, duke numëruar trenat që shkojnë e vijnë. Integrimi evropian nuk është ftesë për privilegj, por betim për përgjegjësi, reformë, transparencë dhe ligj”, tha Meidani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrestohen ish-ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski dhe ish-drejtori i Agro-berzës Nimetulla Ramadani

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet për shpërdorjme me detyrën zyrtare. Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish...

Uashingtoni sulmon Brukselin: Politikat e BE-së rrezikojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendeve anëtare

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian për politikat që, sipas tij, u imponohen vendeve anëtare dhe kërcënojnë sovranitetin kombëtar dhe funksionimin...

Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta

Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një grua humbi jetën çdo...

28 vjet nga beteja e parë e UÇK-së: Adem Jashari dhe 10 luftëtarët që sfiduan Serbinë

Sot, bëhen 28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Menduh Thaçi: Unë bëhem VLEN, vetëm nëse bëhem lider i VLEN-it

Në Debat21, Mendu Thaçi tha se është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, vetëm nëse futet në rend dite debllokimi i procesit integrues,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu