Mehmetaj: Shkova të jetojë në Tetovë, të shoh pse dështoi Kurti në zgjedhje

Për të kuptuar se pse kryeministri, Albin Kurti, – i cili ka mbështetur koalicionin VLEN – ka dështuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut gazetari, Lirim Mehmetaj, ka shkuar të jetojë në Tetovë. Duke e bërë vetë të ditur këtë, Mehmetaj tha se ishte i interesuar të kuptonte se pse shqiptarët në Maqedoni “nuk e hëngrën kokrrën e ullirit” të Kurtit.

“Prej pas zgjedhje jam duke jetuar në Tetovë… arsyeja pse shkova në Tetovë ke kjo: i kqyra votat e opozitës në zgjedhjet e kaluara edhe tash, nëse e mbledh krejt opozitës bashkë ishin 30 mijë vota ma pak sot se para 4 vjetësh. 81 mijë vota i kish pas vetëm Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën, sa i ka sot Taravari.

Edhe Kurti, dështoi me ndërhyrjen e tij atje. Nuk ka dha kurrfarë inspirmi dhe rrëfimi që ia mbolli edhe VLENT-it. Duke i fol për nacionalizëm dështoi. Më interesoj me kuptu. Shqiptarët e Maqedonisë janar shumë afër nesh. Pse gjeti vend mashtrimi Kurtit në Kosovë dhe jo të shqiptarët në Maqedoni. Arsyeja kryesore pse shkova ishte kjo. Pse ne ramë pre e atij mashtrimi. E atje nuk e hëngrën këtë kokërr ulliri”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”

Kështu, Mehmetaj ka treguar arsyejen e dështimit të Kurtit atje, duke thënë se në Kosovë fryma anti-UÇK është rritur dhe normalizuar.
“Dhe përgjigja është kjo: ndryshe prej Kosove, kur na ka kapluar nihilizmi dhe sentimenti anti UÇK dhe të folurit keq për UÇK-së është normalizuar. Për shqiptarët e Maqedonisë UÇK-ja vazhdon me mbetet e shenjte dhe paprekshme dhe gabimi fatal edhe qysh e kom supozu ka qenë kur këta kane tentuar me sulmu BDI-në në bërthamën kombëtare. Atje ndryshe prej Kosovë përkundër të korrupsioneve eventuale të ndonjërit prej komandantëve të luftës, atje po i gabofshin, atje UCK-ja mbetet e shenjtë dhe korrupsioni i pasluftës nuk e përlyen dot. Për këtë arsye dështoi”, ka shtuar Mehmetaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu