Mediumi bullgar zbulon lidhjet e ngushta të ministres Bozhinovska me biznesmenin serb dhe biznesin e energjetikës

Sanja Bozhinovska, ministrja e re e Energjetikës në Qeverinë e bullgar-urretësit Hristian Mickovski, jo vetëm që ështē me nënshtetësi bullgare dhe ishte me origjinë të dëshmuar bullgare, por ajo zhvillon edhe një biznes serioz në Bullgari.

Sipas raportimeve të faktor.bg, Bozhinovska menaxhon një kompani të fuqishme në shtetin fqinj.

Nga të dhënat që disponon, faktor.bg, Bozhinovska në Bullgari është e lidhur me “RUDNAP GROUP BULGARIA EOOD”, e regjistruar në Sofje në adresën e rrethit Oborishte. Janë 38 kompani të tjera të listuara në të njëjtën adresë, shkruan INDEKS.tv.

Aktiviteti kryesor i “RUDNAP GROUP BULGARIA EOOD” është zhvillimi dhe zbatimi i projekteve në fushën e energjisë, prodhimit dhe tregtisë së energjisë elektrike në Bullgari dhe jashtë saj, duke përfshirë prodhimin dhe tregtimin e produkteve energjetike (naftë, gaz natyror, qymyr), magazinimi dhe transporti i produkteve energjetike etj.

Në vitin 2012, kompania kishte një qarkullim prej 130,627,000 lev bullgar ose rreth 65 milionë euro

Pikërisht në këtë periudhë ka pasur një ndryshim në menaxhimin e kompanisë, pasi në vend të Anna Zhivkova Kitina u bë menaxhere Sanja Bozhinovska.

Kitina në Bullgari është e lidhur me shtatë kompani në cilësinë e menaxheres, kryesisht në fushën e shërbimeve konsulente.

Në vitin 2014 vendin e Sanja Bozhinovska e zuri Sandra Berberovich, drejtoreshë ekzekutive e “RUDNAP GROUP”.

“RUDNAP GROUP” është një kompani Holding në pronësi të biznesmenit serb, Vojin Lazarević, i cili kryesisht merret me tregtimin e energjisë elektrike.

Lazarević konsiderohet si biznesmeni i tetë më i pasur serb, i cili në atë kohë, sipas statistikave zyrtare të Bankës Qendrore të Rusisë, kishte pasuri dhe para në vlerë mbi 170 milionë euro.

Pronari përfundimtar i “RUDNAP GROUP BULGARIA EOOD” është “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Është e regjistruar në Qipro, por është në pronësi të degëve të “RUDNAP GROUP” në Austri, Hungari, Serbi, Maqedoni, Kroaci dhe Rumani. Si “RUDNAP GROUP” dhe “ALTARIA RESEARCH LIMITED” që lidhen ngusht me Voyin Lazarevic.

Në vitin 2008, nisi një hetim për “pastrim parash” për shitjen e dyshimtë të “CROWN ACCUSITION” për biznesmenin e dyshimtë boshnjak, Damir Fazlic, te “ALTARIA RESEARCH LIMITED”.

Sanja Bozhinovska është e lidhur edhe me “RUDNAP DOOEL” Shkup, ku ka qenë menaxhere. Kjo kompani nuk ekziston më sepse më 6 dhjetor 2017 ishte objekt i një hetimi nga Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut. Dyshimet ishin se ka dëmtuar kompaninë shtetërore energjetike MEPSO me 700 mijë euro.

Bozhinovska është një bashkëpunëtor i ngushtë i Mickoskit në biznesin e tregtimit me energji elektrike.

Vetë Mickoski, i cili në Qeverinë e Nikolla Gruevskit ishte drejtor i ndërmarrjes shtetërore të energjisë elektrike ELEM, dhe është i njohur për interesat e tij në biznesin e energjisë elektrike.

Opozita dhe mediat në Maqedoninë e Veriut theksojnë se Mickoski zotëronte edhe hidrocentrale të vogla.

Bozhinovska ishte gjithashtu pjesë e menaxhmentit të “RUDNAP GROUP EOO Beograd”, Serbi, ku kishte edhe dy kompani në likuidim – “SOFTWARE BUSINESS BOUNDLES SOLUTIONS” dhe “INTERNATIONAL TRADING SOFTWARE EOO”.

Bozhinovska ishte gjithashtu pjesë e ESPADA S.R.O në Republikën Çeke, ku Lyubomir Tsvetanov Gudev tani është drejtor ekzekutiv.

Vojin Lazarevic së bashku me Vuk Hamoviqin njihen si biznesmenët më të mëdhenj në Ballkan.

Kur flasim për biznesin e energjisë elektrike.

Në vitin 2000, të dy u bashkuan në Ekipin e Financimit të Energjisë – EFT, me të cilin filluan të dominojnë tregun e energjisë në Ballkan.

Babai i Vuk Hamoviqit është Radomir Rade Hamoviq, gjeneral i APJ-së, i cili besohet se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete jugosllave, lidhjet e të cilit shtrihen dhe ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në disa vende dhe rajone./INDEKS.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu