Mediat gjermane, zvicerane dhe italiane i kushtojnë artikuj Shpat Kasapit: “Superylli shqiptar ka ndërruar jetë

Mediat më prestigjioze evropiane kanë raportuar gjerësisht për vdekjen e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë dje në Itali pas një ataku kardiak, në moshën 40-vjeçare.

Gazeta e njohur gjermane Bild i ka kushtuar një artikull të veçantë artistit shqiptar, duke rikujtuar krijimtarinë e tij dhe hitet që e shoqëruan publikun për më shumë se dy dekada. Në fund të shkrimit, Bild ka shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe të artit shqiptar.

Edhe media zvicerane Blick ka raportuar për vdekjen e Kasapit, me titullin dramatik: “Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.” Në artikull theksohet karriera e tij e gjatë dhe ndikimi i pakontestueshëm në popkulturën shqiptare.

Mediat italiane, po ashtu, i kushtuan hapësirë lajmit, duke e përshkruar Kasapin si një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Vdekja e Shpat Kasapit ka shkaktuar reagime të shumta dhe pikëllim të thellë në publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme artistike. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu