Mediat e huaja: Shqipëria po i bën të djersiten rivalët

New York Times shkruan se Shqipëria po i bën të djersiten rivalët në grup, pas barazimit të arritur ndaj Kroacisë, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Gjthashtu, në artikull citohet edhe ndeshja kundër Italisë, ku Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 23, duke vendosur rekord.

“E drejtuar nga ish-mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Barcelonës dhe Brazilit, Sylvinho, Shqipëria është një skuadër kundërsulmuese fizike që kërkon të mbulojë çdo hendek të perceptuar të talenteve mes tyre dhe kundërshtarëve, përmes vrapimit të vështirë. Kësaj skuadre iu deshën 23 sekonda për të shënuar në Euro 2024 pasi Nedim Bajrami vendosi një rekord të ri për golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian kur hapi rezultatin kundër Italisë. Ndërsa Shqipëria e humbi përfundimisht atë ndeshje 2-1, goli i tyre i hershëm shërbeu si një paralajmërim; nënvlerësojeni këtë ekip dhe jeni në rrezik. Ishte një paralajmërim që Kroacia u përpoq ta dëgjonte. Takimi i së mërkurës mes dy ekipeve ishte një rrëmujë e papritur dhe argëtuese”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Edhe pse goglat e pozicionuan në grupin B, të cilësuar si grupi i ferrit, me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, Shqipëria ka zhvilluar një kampionat evropian, për të cilat mediat e huaja po i bëjnë jehonë kuqezinjve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu