“Bismilah”: Trumpi nderohet me Urdhrin e Nilit, medalja më e lartë e Egjiptit

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, të hënën ia dha homologut të tij amerikan, Donald Trump, nderin më të lartë të Egjiptit – Urdhrin e Nilit – për mbështetjen e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, sipas një deklarate të Presidencës së Egjiptit.

Sisi tha se ky është “nderi më i lartë shtetëror” që ofrohet nga Egjipti dhe u jepet “krerëve të shteteve ose atyre që i bëjnë shërbim të madh njerëzimit”, raporton televizioni BBC.

Presidenti egjiptian e nisi fjalimin me fjalët “Bismilahi Rahmani Rahim”, që përdoret në fenë islame në fillim të ndonjë vepre dhe që në gjuhën shqipe do të thotë “në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.

Sisi gjithashtu i përshëndeti të pranishmit me përshëndetjen “Selam Alejkum”.

Medalja e Urdhrit të Nilit përbëhet nga ari i pastër dhe shoqërohet me një zinxhir me motive në formë katrori, secila me lule prej ari, e zbukuruar me rubin.

Kjo medalje më parë u është dhuruar edhe disa krerëve të tjerë botërorë, përfshirë ish-presidentin amerikan, Jimmy Carter, për rolin e tij në ndërmjetësimin e traktatit të paqes mes Egjiptit dhe Izraelit në Uashington më 1979.

Urdhri i Nilit u është dhënë edhe Mbretëreshës Elizabetë II të Britanisë më 1975 dhe ish-liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në vitin 1990./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti nuk del në debat, por në publik i kërkon duel Osmanit

Sonte në TV21 ishte paralajmëruar një debat mes dy kandidatëve për komunën e Çairit, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani. Por, ajo që duhej të...

Sheholli transferohet në QKUK

Mentor Neziri, avokat mbrojtës i të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar të hënën për shtypin lokal se klienti i tij është transferuar...

Lajmi i fundit: Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nënshkroi të hënën në Egjipt planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, krahas negociatorëve...

Gjermania do të porosisë mbi 420 automjete të blinduara të reja, vlera gati 7 miliardë euro

Qeveria gjermane do të porosisë 424 automjete të reja të blinduara me rrota për gati 7 miliardë euro, sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave,...

Rezultatet: PDK kryeson me më shumë asambleistë, pason LDK, ndërsa VV mbetet e treta!

PDK ka dalë partia e parë me numrin më të madh të asambleistëve nëpër komuna, duke lënë pas LDK-në në vend të dytë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu