Ibrahimi për akuzat ndaj BDI-së lidhur me zjarret: Mizën nën kapuç!

Një reagim i fuqishëm ka ardhur nga kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, lidhur me incidentet e fundit në rrethinën e Shkupit, ku po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Në një status publik, Ibrahimi ngre akuza të rënda në drejtim të BDI-së, duke thënë se kjo parti, në mungesë të shpresës për t’u rikthyer në pushtet, po inskenon incidente për të krijuar një kauzë të rreme politike.

“Kanë qarkulluar informacione qysh më parë se BDI-ja, në mungesë të shpresës për t’u kthyer në pushtet, do të inskenojë incidente, që t’i përdorë për ta legjitimuar atë që ajo e quan kauzë politike, ndërsa emrin e vërtetë e ka nongrata, kazino, korrupsion e krim,” shkruan Ibrahimi.

Ai thekson se disa eksponentë të BDI-së, përfshirë edhe kryetarin e një dege në Shkup, po dyshohen si të përfshirë në zjarrvëniet që kanë shkaktuar dëme në natyrë, pronë private dhe biznese.

Duke aluduar edhe në reagimin e koordinuesit të grupit parlamentar të BDI-së, Ibrahimi thotë: “Aty ku ka tym, ka edhe zjarr”.

Megjithatë, ai shpreh respekt për parimin e prezumimit të pafajësisë dhe thotë se do të presin zhvillimet hetimore. Por nëse dyshimet rezultojnë të sakta, ai paralajmëron pasoja të rënda politike:

“Ky nuk do të jetë vetëm fundi i jetës politike për ata që janë të përfshirë në këta skenarë, por do të jetë edhe fundi i një partie të ndërtuar me mjete të këtilla… si dhe fundi i një lideri që hyri në skenë si çlirimtar, ndërsa mund të përfundojë duke e ruajtur vetëm prapashtesën e këtij emri.”

Ky reagim vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe shoqëror në vend, ndërsa institucionet janë ende duke hetuar incidentet në fjalë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar...

Hoxha: Po fshihet e vërteta, Danella e largoi nga puna dhe i shkoi në lagje

Shkruan Xhezair Shaqir – Komandant Hoxha Çfarë do të thotë të jetosh me intrigat e mediave në ditët e sotme! Para disa javësh, të njëjtin djalë...

Zgjedhjet lokale, Kasami shpalos disa nga kandidatët

Njëri nga liderët e VLEN-it Bilall Kasami, në një intervistë për Alsat shpalosi ekskluzivisht se VLEN ka vendosur që në zgjedhjet lokale të tetorit,...

Haxhiu: Deri tani MD i ka dhënë 32 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në Hagë, i kemi përmbyllur obligimet tona

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në...

Dubai hap restorantin e parë të drejtuar nga inteligjenca artificiale

Në restorantin WOOHOO, ushqimi aktualisht përgatitet nga njerëzit, por çdo gjë tjetër – nga menyja te atmosfera dhe shërbimi – është projektuar nga një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu