“Më sjell mëngjesin në shtrat…” Anita rrëfen dashurinë me Ramushin

Anita Muçaj Haradinaj, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, tregoi njohjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Anita u shpreh se karakteri i veçantë, shpirti aventurier dhe pjekuria e Ramush Haradinajt e bënë për vete.
L
Ajo ndau me ne se takimi i tyre i parë ishte në një ambient profesional, por që shpejt kaloi në një njohje të ngushtë, duke u shëndrruar në një histori dashurie të thellë dhe të veçantë.

“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Kur nisa punë në Koha Vizion, u takuam sërish. Aty u njohëm, u takuam, ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe”, tha ajo.

Një nga aspektet më tërheqëse të karakterit të Ramushit, sipas Anitës, është se ai ka një shpirt romantik të thellë. “Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”, tha Anita, duke theksuar se këto gjeste e bënë atë të ndjehet e veçantë dhe e vlerësuar.

Fakti që Ramushi e mendon mbi këto gjëra tregon një nuancë të thellë të dashurisë së tij, që mund të mos jetë gjithmonë evidente për publikun. Anita rrëfeu se ndjenjat e tij shpesh shprehen në forma të vogla, por të rëndësishme, duke i dhënë asaj ndjenje të sigurt dhe të dashur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu