Më shumë të sëmurë me grip, kulmi pritet në mes të shkurtit

“Çdo vit rritet numri i të infektuarve me grip deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi. Kështu është prej vitesh. Kulmi është në gjysmën e dytë të shkurtit. Shifrat do të vazhdojnë të rriten, por në krahasim me vitet e kaluara nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me atë se si është tani”, thotë Mehmedoviq, ndërsa rekomandon që fëmijët që tashmë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin të izolohen dhe të mos shkojnë në shkollë

Anëmsha SHABANI

Shkup, 20 janar – Autoritetet presin rritje të rasteve me grip, ndërsa kulmi pritet në mes të shkurtit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë për nxënësit dhe shoqërimi i personave në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve gjatë kësaj periudhe.

“Çdo vit rritet numri i të infektuarve me grip deri në mes të shkurtit, kur pritet kulmi. Kështu është prej vitesh. Kulmi është në gjysmën e dytë të shkurtit. Shifrat do të vazhdojnë të rriten, por në krahasim me vitet e kaluara nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me atë se si është tani. Madje nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, këtë vit situata me personat e prekur nga gripi është disi më e mirë. Fakti që do të rritet numri i të infektuarve nuk varet vetëm nga shkollat, e tillë është dinamika e rritjes së numrit të të sëmurëve me grip”, sqaroi zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq.

Mehmedoviq rekomandon që fëmijët që tashmë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me gripin të izolohen dhe të mos shkojnë në shkollë. Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, nga data 6 deri më 12 janar janë raportuar 1053 raste të raportimeve në grup të personave të prekur nga gripi dhe sëmundje të ngjashme, ose 3,2 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullsisë, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturave grupe të rrezikut sipas rekomandimeve të OBSH-së: personat mbi 65 vjeç, fëmijët nga gjashtë deri në 59 muaj, personat mbi gjashtë muaj me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësor”, nënvizojnë nga Instituti. Deri në javën e dytë të vitit 2025, në vend janë vaksinuar gjithsej 72,318 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu