Me shoqe e shokë të dehur shkuan në villë, detaje nga rasti i dhunimit të 19-vjeçares nga Gjilani!

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e reja, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur. Kështu ndodhi së fundmi në një villë në Novobërdë, ku dyshohet se u dhunua një vajzë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, viktimë është një 19-vjeçare, e cila raportoi se është dhunuar nga shoku i saj.
Siç ka mësuar Sinjali, rasti ndodhi në një villë ku viktima, personi i dyshuar dhe shokë e shoqe të tjerë shkuan së bashku për të kaluar kohë.

Gjatë periudhës sa ata kanë qëndruar në villë, njëri prej tyre po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.

Bazuar në dëshminë e vajzës dhe rrëfimit që e ka dhënë, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar të dehur atje, pasi fillimisht kanë qëndruar në një lokal në Gjilan.

Të njëjtat burime thonë se pasi rasti i dhunimit dyshohet se ndodhi, i dyshuari e ka dërguar viktimën në Gjilan dhe e ka lënë diku në një rrugë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa vajza është dërguar për ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu