Mburrjet e Fetait për ndryshimin që edhe pas një viti nuk erdhi!

“Arben Fetai në emisionin «Debat Plus» ka theksuar se Ali Ahmeti ka shumë paterica të tij ndërsa ne nuk kemi pranuar të jemi patericë e Ali Ahmetit.
Në këtë konstatim ka ndërhyrë gazetari Panduri i cili e pyeti se nëse është e më mirë të jesh patericë e Ali Ahmetit apo të jesh patericë e Hristjan Mickovskit i cili është njeri Vuçiçit”, shkruan Top24!

Mbrëmë në emisionin “Debat plus” zv.kryeministri i “Severnës” Arben Fetai, u ndodh shpesh në siklet nga pyetjet e moderatorit Ermal Panduri, për “arritjet” e VREDI-t gjatë një një viti të qëndrimit të tyre në pushtet, duke shtuar dhe duke ia adresuar vredistëve të Benit përgjegjësinë se kjo është qeverisja më e keqe në 35 vite ndaj shqiptarëve të “Severnës”!

I pyetur nëse do ta lëshoni qeverinë nëse shkarkohet Arsim Idrizi, drjetor i inspektoriatit për gjuhët nga reklamimi i serbofilit Stoilkoviq pranë premierit Micko, Beni i VREDI-t iu shmang pyetjes, duke iu përgjigjur me krenari se “a u shkarku?

Por, ajo që “harroi” z.Panduri ta pyesë zv.kryeministrin e “dëržavës” ishte se ku e gjen të drejtën premieri Micko ta kercënoj drejtorin e Inspektoratit të Gjuhëve, që nëse flet edhe njëherë shqip nëpër institucionet shtetërore do të shkarkohet?

Me këtë rast pyetja që shtrohet natyrshëm nga të gjithë shqiptarë është nëse shkarkohet z. Idrizi si drejtor i Inspektoriatit të Gjuhëve, a do të dalin nga qeveria vredistët apo jo?

Mesa duket vredistët nuk do të dalin nga kjo qeveri antishqiptare me bindje dhe me vepra për shkak të privilegjeve të pushtetit, ndaj askush mos të ushqej më të voglin iluzion se me këta qylaxhinj do të vijë ndryshimi por përkundazi, ata e kanë vithisur dhe e kanë lumosur si mos më keq çështjen shqiptare, ndaj dhe mori emrin qeverisja më e keqe për shqiptarët në këto 35 vite të demonkracisë maqedone mbi shqiptarët!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu