Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të “državës Severna” gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja rrezik nga “kompetencat të mëdha” të shqiptarëve që kanë me Badenterin (si e vetmja levë mbrojtëse që kanë shqiptarët) ndaj si i tillë ai bllokon të drejtën e shumicës në Parlament dhe për pasojë ai duhet të shfuqizohet!
Po për këtë nacionalizëm të komitëve qëndron dhe thënia e famshme se “streha e fundit e maskarejve është nacionalizmi”!

Deklarata e fundit e Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, për rishikimin e parimit të Badenterit, ka nxitur reagime të fuqishme nga ana e opozitës shqiptare. Nga ana tjetër, VREDI si anëtare e koalicionit këtë dekleratë ka thënë se është e nxituar duke interpretuar si mendim individual të ministrit Filkov, i cili vjen radhët e partisë ZNAM të serbofilit Maksi, por siç thonë vredistët kjo çështje nuk është diskutuar si temë dite në qeveri.

Kjo dekleratë shoviniste e ministrit Filkov sipas parimit makiavelist se “mjeti justifikon qëllimin”, tregon qartë qëllimin e zhbërjes dhe shfuqizimin e Badenterit si e vetmja levë mbrojtëse për shqiptarët nga shumica maqedone në Parlamentin e “Severnës”.

Zgjedhjet lokale janë një rast i mirë për qeverinë e koalicionit dhe të despotit Micko, për t’i treguar muskujt shqiptarëve, kur tha se nëse dështon procesi i zgjedhjeve komunale ai do të emëroj kryekomunarët sipas kompetencave që ka!

Ishte ky paralajmërim për shqiptarët se pavarsisht se kë do zgjedhin shqiptarët për kryekomunar, despoti Micko do t’i emëronte kandidatët e tij kryekomunar ë që nga Struga e deri në Likovë.

Këto paraqitje publike janë shfaqje të nacionalizmit agresiv nga ana e komitëve të VMRO-së dhe të kryekomitin Micko, me tendenca të qarta të rrëshqitjes së “državës Severna” drejt diktaturës centriste, e cila po ndodh fatkeqësisht edhe me një parti shqiptare (shqiptare i thënçin) në qeverinë e koalicionit.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu