Mbi 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit

Sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit gjatë natës lanë pas vetes më shumë se 60 të vrarë në një duzinë qytetesh, tha guvernatori i qarkut të martën, në atë që duket të jetë dita më vdekjeprurëse në zonë në më shumë se një vit armiqësish.

Punonjësit e shpëtimit po nxirrnin trupat nga rrënojat, mëngjesin e së martës.

Izraeli ka shtuar sulmet e tij ajrore në gjithë Libanin gjatë muajit të fundit, duke thënë se po vë në shënjestër grupin e armatosur libanez Hezbollah.

Zyrtarët libanezë, grupet e të drejtave të njeriut dhe banorët e qyteteve të prekura thonë se sulmet po kryhen pa dallim.

Qeveria iraniane propozon rritjen e buxhetit ushtarak me 200 për qind
Asnjë urdhër evakuimi nuk u dha për asnjë nga qytetet e goditura gjatë natës. Guvernatori i qarkut Bachir Khodor, tha se 67 njerëz u vranë dhe më shumë se 120 u plagosën, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.

“Këta janë vetëm njerëzit që u nxorën nga rrënojat dhe ne ende nuk e kemi numrin përfundimtar. Kjo është dita më e dhunshme për rajonin Baalbek në vitin e fundit”, i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Numri përfshin nëntë të vrarë në qytetin Ram, tha kryebashkiaku i tij Nazih Noun, duke theksuar se në mesin e tyre janë një grua dhe katër fëmijët e saj.

Zona të mëdha të Luginës Bekaa janë fortesa të Hezbollahut.

Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm nga Izraeli për sulmet.

Më shumë se 2700 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në Liban që kur ushtria e Izraelit dhe Hezbollahu filluan shkëmbimin e zjarrit më shumë se një vit më parë, njëkohësisht me luftën në Gaza.

Të paktën dy të tretat u vranë vetëm në pesë javët e fundit, kur Izraeli shtoi fushatën e bombardimeve.

Sulmet e zgjeruara kanë shënjestruar qytetin port të Tirit. Të hënën, Izraeli lëshoi një urdhër të ri evakuimi për pjesë të qytetit dhe kreu sulme që dëmtuan zyrat e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Mjekëve pa Kufij, të cilat ndodhen brenda zonës së evakuimit.

Sulmet dhe shpërthimet i kanë shndërruar qytetet përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin në gërmadha, sipas pamjeve satelitore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut në CPI dhe “Barometrin e Korrupsionit 2025”: kur krimi bëhet normë, e ligjshmja bëhet fasadë

Nuk është më korrupsion – është kapje shteti Ka momente kur një vend nuk bie në renditje. Bie në dinjitet. Ka momente kur indikatorët ndërkombëtarë nuk...

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu