Mbi 30 mijë persona në Kosovë nuk dinë shkrim e lexim

Analfabetizmi në Kosovë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është në rënie, mirëpo, kjo shifër prej mbi 30 mijë njerëzish konsiderohet shqetësuese. Njohës të fushës vlerësojnë se kjo rënie mund të jetë krahas rënies së popullsisë.

Mbi 30 mijë njerëz në Kosovë konsiderohen analfabetë sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të nxjerra nga regjistrimi i popullsisë. Në krahasim me para trembëdhjetë vjetësh, rënia e numrit të personave që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë e qytetarëve mbi 10-vjeç, është 1.5 për qind.

Ish zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaron se në raport me vendet evropiane Kosova ka shkallë të lartë të analfabetizmit.

Sipas Pupovcit, brengosëse për institucionet duhet të jenë moshat e reja që janë pjesë e kësaj kategorie.

“Është në rënie mirëpo këtë vit akoma nuk i kemi të zbërthyera në grupmosha. Në vitin 2011, mbi 60% , rreth 30 mijë kanë qenë të moshës mbi 65 vjec, tash duhet parë ato, por gjithsesi brengosëse është grupmosha e të rinjëve që mund të jenë në grupin e analfabetistëve ku ne 2011 kanë qenë 12.6 % prej 10 deri në 29 vjeç dhe ata janë brenga e shtetit me të cilën duhen marrë”, tha Pupovci për rtv21.

Agjencia e Statistikave të Kosovës prezantoi shifra në rënie, mirëpo sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, kjo mund të jetë edhe si shkak i rënies së popullsisë.

“Statistikat e prezentume nga ASK tregojnë një shifër në ramje por përgjithësisht shqetësuse. Kjo kërkon një reagim institucional dhe një raport më të detajar nga ASK. Shifra është në rënie por kjo duhet të kalkulohet me numrin total të popullësisë që i bie që përgjithësisht trendi është relativisht i ngjashëm ose ka pasë përmirësim të reduktuar”, tha Qehaja.

Problemet me sistemin arsimor janë dëshmuar edhe në testimin ndërkombëtar të 15-vjeçarëve, PISA, ku nxënësit kosovarë janë renditur në pesë vendet e fundit, për lexim, matematikë e shkencë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu