Mbështeti Serbinë në Euro2024, Abazoviq: Deklarata është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se deklarata e tij për televizionin shtetëror serb se “është tifoz i Serbisë”, është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti. Abazoviq ka thënë sot se është tifoz më së pari i Shqipërisë, e pastaj i përkrah edhe ekipet kombëtare nga rajoni.

“Është dashur të më prezantoni si tifoz i Shqipërisë pasi unë kam ardhur në Gjermani për të përcjell Shqipërinë, dhe pastaj e kam shfrytëzu që të jem në ndeshjen e Anglisë kundër Serbisë. Qëllimi i asaj deklarate për televizionin e Serbisë unë kam thënë se kam ardhur për të mbështetur Shqipërinë në Evropian, por gjithashtu kam thënë se në ndeshjen kundër Anglisë, do t’i japë mbështetje më shumë ekipit të Serbisë”, ka sqaruar Abazoviq.

“Unë jam figurë publike dhe derisa isha në Essen, ku jam i vendosur, më erdhi televizioni shtetëror serb dhe ata më thanë nëse keni mundësi të thoni dy fjalë për kampionatin, i kam thënë pa probleme. Po të kishte ardhur një televizion shqiptar, do të kisha dhënë një deklaratë njësoj”, tha ai. Ai ka thënë se ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund të shtunën.

“Një atmosferë më të bukur deri më tash e kanë krijuar shqiptarët deri më tani në këtë kampionat”, ka thënë ai. Në deklaratën e tij për televizionin shtetëror serb, Abazoviq tha se do ta përkrahë Serbinë ndaj Anglisë.

“Nesër mbrëma do të jem në stadiumin në Gelzenkirhen, ku do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj që është koha për befasinë e parë, le të jetë e guximshme, por pse të mos besohet që Anglia mund të bie”, ka thënë Abazoviq. Politikani shqiptar nga Mali i Zi ka bërë të ditur se shpreson që Serbia do të kalojë fazën e grupeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu