Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19 qershor, ka mbërritur mendimi miqësor nga Komisioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dy pyetje këtij komisioni:

Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe Institucionet publike?
Në nivel qendror(veçanërisht për kriteret që rregullojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit),
Në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore)
Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore dhe në sistemin gjyqësor në përgjithësi?

Në përgjigje prej 12 faqesh të Komisionit të Venecias, i cili i cilëson abstrakte pyetjet, duke arsyetuar se edhe përgjigjet e tij nuk mund të jenë të prera me thikë, thuhet se, sipas standardeve, Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjuhësor.

Pika 52 e konkluzionit të Mendimit të Komisionit të Venecias
52. Komisioni i Venedikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Demokracisë dhe Dinjitetit Njerëzor DGII arrijnë në përfundimin se Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjyqësor të zbatohen plotësisht dhe të sigurojnë mbrojtje për gjykim të drejtë, duke përfshirë edhe fazat hetimore dhe paragjyqësore, kryesisht në kontekstin e procedurave penale.
Detyrimet që lidhen me procedurat penale, që synojnë garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë për të akuzuarin, përbëjnë thelbin e rregullores mbi përdorimin e gjuhëve të minoriteteve në gjyqësor. Megjithatë, këto janë standarde minimale dhe asgjë nuk e pengon Shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”
Në mendimin e Komisionit të Venecias thuhet gjithashtu se nëse një i pandehur në procedurat penale nuk e kupton gjuhën shtetërore të përdorur në gjykata, zbatohen standardet ligjërisht të detyrueshme të KEDNJ-së (përveç dispozitave të Kartës), ndërsa nëse një i pandehur në procedurat penale e kupton gjuhën shtetërore, por dëshiron të shprehet në “gjuhën që është emocionalisht më e afërt” me të, zbatohet Neni 9 i Kartës (nëse Shteti e ka ratifikuar Kartën).
Komisioni i Venecias në vitin 2019 kishte dhënë vlerësim për ligjin e gjuhëve i cili ishte miratuar në vitin 2018, në të cilin thuhej se disa përcaktime të këtij ligji, “tejkalojnë standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”.

Raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2019
“Ligji i vitit 2018 në mënyrë të theksuar avancon përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, në organet publike. Por, në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryespiuni ukrainas konfirmon vdekjen e ekuipazhit të aeroplanit të dytë luftarak rus të rrëzuar nga droni detar

Ekuipazhi i aeroplanit të dytë luftarak rus Su-30, i rrëzuar nga dronët detarë ukrainas pranë Krimesë më 2 maj, është konfirmuar i vdekur. Gjeneral-lejtnant Kyrylo...

Sheinbaum refuzon ofertën e Trump për dërgimin e trupave amerikane në Meksikë

m Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se ka refuzuar një ofertë nga Presidenti amerikan Donald Trump për të dërguar trupa amerikane në Meksikë me...

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare kërkon të formohet qeveria: Kosova s’e ka luksin për ngatërresa mes vete

Naim Dedushaj nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare shprehu shqetësimin për mungesën e institucioneve në Kosovë, duke e cilësuar këtë si pengesë të...

Hate Rexhaj: “Kur i laja pantallonat e ushtarëve, shkonte gjaku në lumë”

Në “Oxygen” në Klan Kosova, Hate Rexhaj e njohur si “Tezja e UÇK-së”, ka treguar detaje të padëgjuara më parë lidhur me vështirësitë që...

Festivali në Bodrum: Ansambli “Ibe Palikuqi” mahnit qytetin bregdetar me kulturën shqiptare(FOTO)

Dita e parë e festivalit ndërkombëtar në Bodrum solli një përvojë të veçantë për qytetin dhe vizitorët e tij, me pjesëmarrjen e ansamblit shqiptar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu