Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë.
Mavraj në Instagram ka shënuar se: “Lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë”. Ai iu drejtua lojtarëve të Shqipërisë me një kërkesë që “tani luani futboll”.
38-vjeçari, Mavraj, me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.
Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.