Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nënshkroi të hënën në Egjipt planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, krahas negociatorëve nga Egjipti, Katari dhe Turqia.
Trumpi tha se kjo është dita për të cilën njerëzit kanë qenë duke “punuar, duke u përpjekur, duke shpresuar e duke u lutur”.
Ai më tej shtoi se “marrëveshja historike” që porsa u nënshkrua nga udhëheqësit nënkupton se “lutjet e miliona njerëzve më në fund kanë marrë përgjigje”.
Presidenti amerikan më pas tha se grupi i udhëheqësve ka arritur “paqe në Lindjen e Mesme”, duke i përgëzuar të pranishmit në sallë.