MaqedoniFilipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në një takim me banorët në Mavrovë-Rostushë tha se dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është i madh dhe i pranishëm në të gjithë vendin. “Nuk u mbajtën premtimet parazgjedhore, ndërsa Qeveria është bërë burim i skandaleve të përditshme për të cilat nuk ka përgjegjësi. Më së shumti reagime ka për ndërprerjen e politikave për rritje të vazhdueshme të pagave në të gjithë sektorët në kohën kur ka rritje të shpenzimeve për jetë. Qeveria e cila nuk rrit pagat nuk kujdeset për njerëzit”, tha Filipçe. Ai theksoi se LSDM-ja në kohën kur përballej me kriza të mëdha shëndetësore dhe ekonomike arrinte t’i rrisë pagat dhe të dëshmojë kujdes për punëtorët.

“Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij ndërprenë rritjen e pagave dhe kthyen konceptin e VMRO-DPMNE-së për t’u bërë vend i fuqisë së lirë punëtore. Kjo është e gabuar dhe rrezikon standardin e punëtorëve. Çfarëdo qoftë arsyetimi nuk mban. Detyrë e Mickoskit është të sigurojë para për paga më të larta”, tha Filipçe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu