Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër” për vitin aktual shkollor 2025/2026. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 korrik 2025

Në thirrjen mund të aplikojnë nxënësit e shkollave të mesme (nga viti i parë deri në të tretin), me mësime të regullta në shkollat e mesme shtetërore; nxënës me sukses mbi 4.70; fitues të çmimeve ose pjesëmarrës në gara shtetërore ose ndërkombëtare në fushën e shkencave natyrore dhe shoqërore, programim kompjuterik dhe fusha tjera; dhe kandidatë-nxënës të cilët janë nga familjet me rrezik social me të ardhura të përgjithshme financiare (bruto) në familje deri në 800.000 denarë në vit.

“Pas pilot-projektit të suksesshëm në vitin 2019, Fondacioni MK2025 vazhdimisht siguron mjete për mbështetje financiare të të rinjve të talentuar nga Maqedonia. Përmes këtij fondi, edhe këtë vit do të bursojmë 10 talentë të rinj. Mbështetja për çdo bursist arrin 60.000 mijë denarë, të paguara në 10 vlera të barabarta mujore në nivel vjetor. Bursat ndahen vetëm për muajt në të cilat zhvillohet mësimi (duke filluar nga shtatori i vitit 2025 deri në qershor 2026)”, thonë nga MK2025.

Më shumë për programin, mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm: https://www.macedonia2025.com/fondacija-mk2025-otvoren-povik/

Aplikimet dorëzohen në Platformën E-scholarship https://e-scholarship.macedonia2025.com/#/scholarship-details/17

Zbuloni përshtypjet e përfituesve tanë të dikurshëm dhe aktualë të bursave: https://macedonia2025.com/support-fund-for-talented-students-talents-today-leaders-tomorrow/

Përveç bursës së rregullt, Fondi ofron mentorim dhe trajnim për zhvillimin personal dhe profesional të kandidatëve, praktikë në kompani të njohura të Maqedonisë, dhe aktivitete/mbështetje të ngjashme që do të jenë në interes të zhvillimit profesional të përfituesve. Bursistët do të ftohen në ngjarjet dhe aktivitetet vjetore të organizuara nga Fondacioni MK2025 dhe Maqedonia2025.

Fondi për mbështetje të gjimnazistëve të talentuar “Talentët sot – liderë nesër”, deri tani ka siguruar 50 bursa.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu