Maqedonia e Veriut po zbrazet, të katërtit në botë për kërkesa për azil në BE

Maqedonia e Veriut u rendit e katërta në botë sa i përket kërkesave për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian bazuar në numrin e popullësisë. Sipas zytrës së statistikave të BE-së- Eurostat në vitin 2023 aplikimet për azil arritën rekordin e viteve të fundit, plot 6 670, ose 327 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE. Cilësia e ulët e perceptuar e jetës është arsyeja kryesore pse qytetarët e RMV-së, veçanërisht të rinjtë, vazhdojnë të ikin nga vendi me ritme të krahasueshme me vendet në luftë ose konflikt civil.

Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, që mat cilësinë e jetesës përmes indeksit të lumturisë tregoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut ishin ndër më të palumturit në Europë. Vlerësimin më të ulët Maqedonia e Meriut e merr në treguesin e perceptimit të korrupsionit.

Vendin e parë për aplikime për azil e mban Siria, si një vend që vuan prej vitesh pasojat e luftës civile. Ky vend kishte 874 kërkesa për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në vitin 2023. Në vendin e dytë renditet Gjeorgjia, e cila kishte 668 kërkesa për azil në BE për 100 mijë banorë. Pothuajse gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Shqipëria renditet e treta në botë për aplikimet për azil në 2023, në raport me popullsinë. Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë.Të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca mbetet vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil.

Kosova u rendit e 12-ta në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Intensifikimi i emigracionit vitet e fundit shkakton deformime të mëdha në ekonominë e vendit, për shkak të disponueshmërisë së fuqisë punëtore, e cila pengon planet e bizneseve për zgjerim dhe investim, uljen e konsumit dhe në planin afatgjatë, çekuilibrimin e mëtejshëm të skemës pensionale. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu