Maqedonia e Veriut nën hijen e “botës serbe” së bashku me “botën ruse”

Nuk ka kaluar pa u komentuar nga njohës të çështjeve politike vendore dhe ndërkombëtare, shqetësimi i shprehur në Raportin e Parlamentit Europian lidhur me Maqedoninë e Veriut, respektivisht me promovimin e të ashuquajturës “botës serbe” nga disa zyrtarë qeveritar të Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre “bota serbe” është identike me “botën ruse” dhe e njëjta e ushqen ndjenjën kundër vlerave evropiane dhe BE-së, shkruan Portalb.mk.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka kohë që debatohet edhe brenda eksponentëve politikë për prezencën e të a.q. “botës serbe” në jetën politike të vendit. Millorad Dodik, politikani kontrovers serb, kryetar i të a.q. Republika Sërpska, në shënimin e “Shën Savës”, festës nacionale të komunitetit serb, organizuar nga Qendra Kulturore Serbe në Shkup, kishte drejtuar porosi kundër Bashkimit Europian. Dodiku ishte i ftuar special i zëvendëskryeministrit të RMV, Ivan Stoilkoviq.

Raporti i ri, i cili do të miratohet nga Parlamenti Europian, paralajmëron për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës dhe dënon promovimin e konceptit të një “bote serbe” nga zyrtarët e Maqedonisë së Veriut.

“PE shpreh shqetësimin e saj në lidhje me të ashtuquajturin projekt ‘bota serbe’ dhe se disa përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po e mbështesin dhe promovojnë këtë koncept; PE dënon pjesëmarrjen në takime që synojnë të krijojnë një sferë ndikimi që minon sovranitetin e vendeve të tjera dhe stabilitetin e rajonit”, thuhet në raport.

Raporti i Thomas Weitz synon të theksojë nevojën për të ruajtur kredibilitetin e procesit të integrimit evropian dhe vëren se vendi vazhdon të tregojë angazhim ndaj integrimit evropian dhe përputhshmëri me politikat e BE-së.

Profesori universitar Mersel Bilalli në një prononcim për Portalb.mk, kujtoi se një gjeopolitikë e tillë, sic e quan ai, “e djallëzuar” është vërejtur prej kohësh nga qendrat analitike evropiane dhe botërore kompetente dhe të njohura.

“Serbia e madhe, e quajtur pak më butë “bota serbe”, është plotësisht identike me “botën ruse”. Një botë e këtill ka nevojë të natyrshme për të rrëmbyer nga botët e vogla përreth. Qeveria jonë, për fat të keq, ofron “punë” për themelet e një bote kaq të djallëzuar në një kohë kur fjalët “identitet”, “dinjitet”, “shantazh”, “nënçmim”, “poshtërim” janë ngritur në përmasa qiellore. Për 35 vjet, ne kemi krijuar shumë më tepër probleme sesa mund të konsumojmë. Ne jemi i vetmi vend në botë që kemi problem me pothuajse të gjitha vendet fqinje. Dhe me BE-në gjithashtu!”, tha Bilalli duke kujtuar porosinë e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, kur theksoi se “ekziston vetëm plani A”.

Në Bruksel, shton tutje profesori Bilalli nuk e fshehin më se janë të lodhur nga Maqedonia, dhe se me një politikë të tillë ajo mund të përfundojë pas Bosnjës dhe Kosovës.

Politikologu Ivon Veliçkovski në një postim në facebook ngre disa çështje, që sipas tij duhet të diskutohen në opinion.

“Cilët politikanë e vendosën Maqedoninë e Veriut në “botën serbe” dhe çfarë morën në këmbim? Kush dhe për çfarë qëllimesh në media tona, ekonomi, OJQ… e ndihmuan këtë punë? Cilat janë detyrimet e tyre (familjare) me oligarkinë jugosllavo-sovjetike, sot serbo-ruse, që rezultojnë nga tranzicioni? Dhe çfarë konkretisht në këtë deklaratë nga Raporti është në dëm të Maqedonisë së Veriut?”, shkruan ai.

Sipas Veliçkovskit, Raporti i PE-së ngriti çështje të vështira si: futjen sistematike e Maqedonisë së Veriut në “botën serbe” për të mbetur jashtë asaj evropiane dhe hapjen e dosjeve të ish shërbimeve jugosllave.

“Raporti goditi në zemër të ndjenjës anti-evropiane që Shkupi jugosllav e financon përmes korrupsionit të të gjitha llojeve dhe keqpërdorimit të buxheteve publike”, shkroi mes tjerash Veliçkovski.

Kujtojmë se vendimi kryesor për raportin e Weitz ende nuk është marrë, pasi raporti nga Komiteti duhet të paraqitet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të planifikuar për periudhën nga 7 deri më 10 korrik në Strasburg.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu