Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize prej 30 ditëve për shkak të zjarreve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, transmeton TV21.

“Dua t’ju informoj se në mbledhjen e sotme, Qeveria mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e shtetit për shkak të shtimit të zjarreve, me kohëzgjatje prej 30 ditësh”, deklaroi zëdhënsja e Qeverisë Marija Miteva.

Miteva mes tjerash potencoi se të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë.

“Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive lokale. Të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë”, theksoi Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu