Maqedonia e Veriut, bashkësponsore e rezolutës për Srebrenicën në OKB

Maqedonia e Veriut do të jetë bashkësponsore e një rezolute në Kombet e Bashkuara (OKB) për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, tha të hënën ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani. Rezoluta do të paraqitet më 17 prill para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do të votohet më 2 maj.

“Në pritje të 30-vjetorit të gjenocidit që do të përkujtohet në vitin 2025, ku humbën jetën të paktën 8.372 njerëz dhe po aq familje u shkatërruan, ne i bëjmë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratojë rezolutën e mëposhtme për ta shënuar 11 korrikun çdo vit si një ditë ndërkombëtar”, tha Osmani. Maqedonia e Veriut u bashkohet Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera si bashkësponsore të kësaj rezolute.

“Dita e Përkujtimit dhe Komemoracionit të Gjenocidit në Srebrenicë nga viti 1995, dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet dhe t’i përhapin ato nëpër sistemin arsimor, duke zhvilluar programe të veçanta për përkujtimin dhe parandalimin e të njëjtit“, ka thënë Osmani.

I pyetur se si pret që kjo të ndikojë në marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Serbinë, duke qenë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se disa vende do t’i quajë partnerë dhe jo miq, Osmani tha se miratimi i rezolutës është veçanërisht i rëndësishëm për Serbinë dhe ai nuk mendon se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas Ministrisë së Jashtme maqedonase, deri më tani rezoluta është mbështetur nga më shumë se 17 vende, duke përfshirë Slloveninë, Italinë, Lihtenshtajnin, Irlandën, Finlandën, Holandën, Shqipërinë, Turqinë, Jordaninë, Malajzinë, Kilin dhe Zelandën e Re.

Rezoluta, siç tha Osmani, ndër të tjera i referohet Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventës për Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Rezolutës 827 të OKB-së për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, si dhe tetë dënimeve të gjykatës për krime kundër myslimanëve boshnjakë, përfshirë Ratko Mlladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, si dhe vendimin e GJND-së në shkurt 2007 për të cilësuar mizorinë e Srebrenicës si gjenocid.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Beogradi zyrtar, prej vitesh, kundërshton miratimin e rezolutave apo deklaratave që krimin në Srebrenicë e cilësojnë si gjenocid.

Zyrtarët serbë thonë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm, por nuk pranojnë se ishte gjenocid. Deri më tash, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu