Maksuti: Braktisja e Taravarit nga VLENi nuk i shërben as demokracisë, as interesit nacional të shqiptarëve, por as interesit publik

Profesori Mersim Maksuti në facebook profilin e tij shkruan se lëvizjet e fundit politike në kuadër të VLENIT dhe braktisja nga ajo e partisë politike Aleancës për Shqiptarët – krahu i Taravarit, paraqet një akt që nuk i shërben as demokracisë, as interesit nacional të shqiptarëve, por as interesit publik, transmeton Zhurnal.mk.

“Aleanca për Shqiptarët – krahu i Taravarit betejën politike duhej ta bënte me një qasje politike konsekuente e sistematike, si pjesë e VLENIT brenda përbrenda koalicionit qeveritar, si zotim që proklamoi me rastin e bashkimit politik të opozitës shqiptare që ishte në funksion të kauzës, misionit të saj – votuesve shqiptare që me vite të tëra sakrifikuan për ta mbajtur gjallë shpirtin opozitar.

Aleanca për Shqiptarët duhej të bënte përpjekje maksimale “të bashkëqeveriste në mes kundërshtive” brenda përbrenda VLENIT, për të avansuar mëtej statusin kushtetues-politik, pra të drejtat kolektive të shqiptarëve apo së paku për t’i ruajtur në shkallën apo pozitën që janë arritur deri më sot, ku fatkeqësisht ka filluar procesi retrograd i degradimit të tyre, siç ka ndodh shpesh në historinë politiko-kushtetuese të shqiptarëve në këtë shtet.

Në demokracinë tonë në RMV, këto metoda të alternimit (ndërrimit) të koalicionimeve partiako-politike non-sense e të shpeshta pa u mbështetur në parime, programe dhe në vullnetin shumicë të votuesve shqiptarë paraqesin një fenomen ekscentrik e shqetësues në qeverisjen tonë dhe hyjnë në kategorinë e trishtimit publik dhe sëmundjen e demokracisë.

Nga ana tjetër BDI duhet të luaj rolin e saj konstruktiv opozitar siç e ka nisur dhe ardhjen e saj ne pushtet ta parashikoj vetëm nëpërmjet paraqitjes së alternativave qeverisëse më të mira dhe jo nëpërmjet metodës perfide divide et impera/perçaj e sundo, që shpesh në të kaluarën e ushtronte me sukses.

Këtë qasje opinioniste e bëj në cilësinë e një profesori universitar dhe të njeriut të lirë, madje duke theksuar qartë dhe kategorikisht se nuk i përkasë asnjë provenience partiako-politike.

Kontributin tim do ta jap si çdoherë si një intelektual i pavarur në vijë të afirmimit dhe mbrojtjes së kauzave kombëtare dhe avokat i mbrojtjes së interesit publik.”, ka shkruar Maksuti, transmeton Zhurnal.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalja në votime deri në ora 15:00 është 30.26%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencë për shtyp këtë pasdite, deklaruan se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 30.26%. Votuan gjithsej 208,571...

Distancimi i Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani, rrit pjesëmarrjen e votuesve në Bervenicë

Pas distancimit të Bilall Kasamit nga Haqim Ramadani dhe nga shqiptarët e Bervenicës, dalja e votuesve deri në orën 09:00 është 50% më e...

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të udhëtojë drejt Uashingtonit

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në muajin nëntor. Kjo është vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e...

Haqim Ramadani: Sot fjala iu takon banorëve të komunës së Bërvenicës

-Sot shfrytëzova të drejtën time qytetare duke votuar për të ardhmen e komunës sonë të dashur banorë të komunës tonë. Votimi është festa më e...

Ziadin Sela: Qytetarët sot me votën e tyre vendosin për të ardhmen (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të së dielës. Pas votimit, Sela...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu