Lushtaku: Albin Kurti po sillet si përçarës, jo si mbështetës i UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Mërgim Lushtaku i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë Albin Kurti për deklaratën e tij e ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shkruan Gazeta Infokus.

Lushtaku në një intervistë për Infokus ka akuzuar Kurtin duke i thënë se misioni i tij po duket që është përçarës , sidomos në një kohë kur ata po gjykohen në Hagë.

“Fatkeqësisht Kurti si kryeministër që pesë vite po sillet si viktimë dhe po nxit konflikte civile dhe ndoshta edhe ky është edhe misioni i tij por me keqardhje që realisht ne si qytetarë të vendit por edhe si deputet po ballafaqohemi me akuza të tilla në mungesë të zgjedhjes së problemit dhe të formimit të institucioneve. Prandaj është për keqardhje se si sillet ai në këtë kohë, kur ai është dashur të sillet si udhëheqës dhe si mbështetës edhe i lirisë dhe pavarësisë edhe i krerëve të luftës e jo përçarës çfarë është ai. Ndoshta edhe misioni i tij është i tillë”, ka deklaruar Lushtaku për Infokus.

Ndryshe ai tha se kjo gjë ështe e turpshme duke e ditur që ata po gjykohen si Ushtri Clirimtare e Kosovës, ku falë tyre ne kemi lirinë dhe pavarësinë.

“Në të vërtetë është shumë e turpshme, sidomos duke ditur që ata po gjykohen si Ushtri Çlirimtare e Kosovës edhe po i mbrojnë edhe njëherë lirinë edhe Luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit edhe ne e dimë shumë mirë kontributin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që falë mundit të tyre dhe të dëshmorëve dhe gjithë atyre që kanë luftuar sot e kemi edhe lirinë por e kemi edhe pavarësinë, shtetin dhe institucionet që i kemi”, ka deklaruar tutje Lushtaku./Gazeta Infokus/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu