Lufta në Ukrainë: Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

Ministria ruse e mbrojtjes po pretendon se në Ukrainë po marrin pjesë mbi 13 mijë mercenarë të huaj.

Sipas një deklarate nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387.

Duke mos dhënë detaje se nga i kanë marrë këto të dhëna, kjo ministri thotë se deri më sot është konfirmuar vrasja e 5962 prej tyre.

Lideri i padiskutueshëm për sa i përket numrit të luftëtarëve të vrarë, sipas Moskës zyrtare, është Polonia me 2960 mercenarë, nga të cilët 1497 të vrarë.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë me 191, respektivisht 192 mercenarë që pretendon se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Gjithnjë sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Nga shtetet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsejtë 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë.

Po ashtu, ministria ruse e mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, kurse nga ta janë vrarë 491.

Edhe nga Kanadaja thotë se kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës 1005 persona, kurse janë vrarë 422.

Britania e Madhe, sipas Rusisë, ka kontribuuar me 822 luftëtarë, kurse nga ta, 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

“Duhet theksuar se Franca, e cila në të gjitha nivelet mohon praninë e mercenarëve të saj në territorin e Ukrainës, ka humbur tashmë 147 militantë nga 356 të ardhur”, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, dhe i njëjti ende nuk është vrarë, sipas Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka treguar se nga i ka marrë këto shifra.

Rusia nisi më 24 shkurt të vitit 2022 pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. 

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Përplasje mes protestuesve dhe përkrahësve të Vuçiçit, policia përdor gaz lotsjellës

Mbështetës të Vuçiçit me shkopinj përballen me protestuesit në Beograd Në Beograd, policia ka ndërhyrë për të zmbrapsur qytetarët nga hapësira pranë zyrave të Partisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu