LSDM: Prokuroria po punon nën presionin e VMRO-së

Reagime të ashpra nga opozita pasi prokuroria vendosi ta hedhë poshtë kallëzimin anonym penal ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, lidhur me certifikatën për njohjen e gjuhës angleze.

Sipas LSDM-së, ky veprim i prokurorisë është bërë nën presion partiak nga struktura qeverisëse.

“Kritikat bazohen në faktin se në skenarë të ndryshëm ka dy qasje të ndryshme – në një rast kërkohet burimi i certifikatës dhe pritet përgjigjja, ndërsa në këtë rast, nuk kërkohet fare. Prandaj, mendoj se kjo tregon për presion të fortë partiak nga ana e VMRO-DPMNE-së”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Për pushtetin, ky reagim i opozitës është vetëm përhapje e lajmeve të rreme.

“Sado që të përpiqen t’i shpërndajnë ato lajme të rreme, dezinformata, sado që të përpiqen nga çdo situatë të bëjnë politikë – të flasin se dikush ka përdorur certifikata të rreme, të flasin se i ka ndryshuar ato certifikata, se i ka përmirësuar e kështu me radhë, madje, do të thosha edhe me një gjyqësor dhe prokurori të tillë, të përbërë nga kuadrot që ata i kanë lënë, nuk mund ta fshehin të vërtetën, përkatësisht, e vërteta sot del në pah se nuk ekzistojnë certifikata të rreme”, thonë nga Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.

Prokuroria dje doli me informacion se është hedhur poshtë kallëzimi kundër Hristovskit, me arsyetimin se përveç certifikatës bullgare të dyshimtë për njohjen e gjuhës angleze, ai kishte dorëzuar edhe një të vlefshme.

Pas këtij vendimi pasuan reagime të ashpra në opinion, pas së cilave u kërkua që prokuroria ta dorëzojë përgjigjen nga hetimi për certifikatën e Hristovskit të marrë nga Bullgaria. Për rikujtim, Hristovski ishte akuzuar se kishte marrë certifikatë të rreme TOEFL për njohjen e gjuhës angleze nga një qendër gjuhësore që nuk ekziston në Pllovdiv, diçka që pushteti vazhdimisht e mohonte./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu