LSDM: MPB dhe Prokuroria Publike le të zbardhin sa më shpejt rastin e Hristovskit, dëshmitë flasin për dokumente të falsifikuara

“Përveç certifikatës së gjuhës angleze të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, për të cilën mediat si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari kanë treguar se është falsifikim, Prokuroria duhet të hetojë edhe vjetërsinë e dokumentave”, thonë nga LSDM.

“Dokumentet e dorëzuara nga Hristovski, tregojnë lëshime serioze. Sipas deklaratave të Agjencisë së Punësimit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, mund të kontestohet një nga kushtet kyçe që kërkohet, që është 5 vite përvojë në një pozicion drejtues. Është shumë e lehtë të përcaktohet se nuk është aty. Pra, Hristovski me vetëdije ka përdorur një dokument të falsifikuar për të marrë këtë pozicion, që është krim. Ai ka deklaruar qartë dhe me vetëdije vetëm vite pa data të sakta për eksperiencën e tij në poste drejtuese. Ndaj edhe prokuroria duhet ta hetojë këtë aspekt. Në kuadër të këtij skandali me partizimin e ASK-së, opinioni tashmë është në dijeni se dy drejtoresha janë dënuar për vërtetime false nga i njëjti vend – kompania Julia CO LTD, prej nga është certifikata e Hristovskit”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre bëhet fjalë për shkelje të rënda ligjore dhe etike që kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

“LSDM-ja i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që menjëherë të ngrejë kallëzim penal kundër Hristovskit, ndërsa Prokurorisë Publike ta zbardhë rastin sa më shpejt. LSDM do të vazhdojë të insistojë në ligjshmëri dhe përgjegjësi, në mënyrë që të ruhen profesionistët dhe funksionaliteti i strukturave të sigurisë së shtetit”, thanë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu